E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjan Selimi kërkon ulje dënimi

Gjykatë

Arjan Selimi, i dënuar me 16 vite burg dhe i arrestuar gjatë operacionit “Kompas”, kërkon ulje dënimi. Kërkesa është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe do të shqyrtohet nga gjyqtari Arjan Aliaj. Pasi ka kërkuar që dosja e tij të rigjykohet, Selimi i është drejtuar gjykatës për t’i ulur dënimin, si pasojë e sjelljes së mirë në burg. Disa muaj më parë, Selimi ka kërkuar që dosja e tij të kontrollohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi pretendon se i kanë bërë shkelje të së drejtës, duke e dënuar për diçka që nuk e ka kryer. Ai pretendonte se Gjykata e Shkallës së Parë i ka shkelur të drejtën për procedimin me gjykim të shkurtuar, duke i mohuar në këtë mënyrë edhe uljen e dënimit që parashikohet nga ligji, në një rast të tillë. Po ashtu, në kërkesat e tij drejtuar KLD-së, Selimi pretendonte se ka pasur shkelje gjatë procesit të zhvilluar në Shkallë të Parë, çka sipas tij vërtetohet edhe nga dështimi i provës së zërit. Gjatë procesit, gjykata vendosi të bënte një ekspertim të zërit të Arjan Selimit me zërin e regjistruar nga përgjimet telefonike që ishin bërë nga policia italiane. Por i dënuari nga gjykata ka deklaruar se përfundimi i ekspertizës ka vërtetuar se zërat nuk kanë qenë të njëjtë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›