Tre në pranga për vjedhje me dhunë
Tre persona, mes të cilëve një i mitur arrestohen për vjedhjen me dhunë të një 20-vjeçari në Durrës. Burime nga policia bënë të ditur se janë arrestuar Roland Peroi, 19 vjeç, Gerard Rexhepi, 20 vjeç dhe R.K, 15 vjeç, të tre nga Durrësi, pasi në bashkëpunim kanë ushtruar dhunë ndaj 20-vjeçarit Jurgen P. në lagjen 12 të qytetit. I riu ka mbetur i plagosur, ndërsa i janë vjedhur një telefon, një varëse dhe paratë që kishte.