Veliaj: Ushtria, detyrim për të varfrit
Sipas kreut të G99, vetëm në Shqipëri ndodh që të rinjtë të merren me dhunë nga shkollat dhe vendet e punës për t‘i çuar ushtarë. Sipas tij kjo është e paligjshme. "Pse nuk shikojmë në këtë ambient, pra në këtë repart ndonjë djalë të politikanit, ministrit ose të ndonjë njeriu me pushtet, por vetëm njerëzit që nuk kanë të paguajnë ose nuk kanë të afërm deputetë ose ministra?", tha Veliaj. Sipas tij, "fëmijët e këtyre politikanëve jo që nuk kanë për të parë këto dyer, por ata vazhdojnë të shkollohen jashtë, sepse nuk preferojnë shkollat që drejtojnë, nuk preferojnë spitalet tona, por shkojnë jashtë shtetit edhe për të kuruar dhëmbët".