E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre persona të zhdukur pas shembjes së një ndërtese në Gjirokastër

Në Gjirokastër  u shemb sot pjesërisht një ndërtesë pesëkatëshe. Të paktën tre persona, një e moshuar, një grua dhe vajza e saj, dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja. Ekipe të shpëtimit po punojnë në një terren mjaft të vështirë, pasi edhe pjesa e mbetur e pallatit është në rrezik rënieje. 

Nga Janina kanë ardhur ekipe shpëtimi, të cilat  po vazhdojnë të kërkojnë me pajisje speciale në rrënoja për personat e zhdukur. Ndërkaq, policia e Gjirokastrës njoftoi se ka marrë në pyetje disa persona që kishin lidhje me një kompani ndërtimi, e cila punonte për ngritjen e një kompleksi banimi  poshtë kodrës ku ndodhej  pallati. Ndërtimi i ri,  sipas  specialistëve, mund të ketë shkaktuar rrëshqitjen e dherave dhe  për pasojë, edhe shembjen e pallatit, vetëm disa metra më sipër.//lk

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›