E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre personan hidhen nga kati 15, dyshohet se viktimat janë shqiptarë



SKOCI – Tre emigrant që besohet se janë shqiptarë nga Kosova, kryen vetëvrasje duke u hedhur nga pallati ku banonin pas refuzimit të kërkesës së tyre për leje qëndrimi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, ndërsa trupat e tyre te pajetë u gjetën mëngjesin e të dielës. Por, menjëherë pas bërjes publiket këtij lajmi, ka reagua ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, i cili ka deklaruar se viktimat nuk janë kosovarë.
“Autoritete zyrtare britanike e konfirmojnë zyrtarisht se njerëzit, për të cilët është dyshuar se ishin shtetas të Kosovës dhe kishin bërë vetëvrasje, nuk janë shtetas të Kosovës. Do të thotë sa i përket këtij elementi lajmi është i pasaktë. Ne nuk e dimë se shtetas të kujt janë ata persona, fundja autoritetet britanike nuk e kanë për obligim që ambasadën e Kosovës të njoftojnë për shtetësinë apo edhe motivet e vetëvrasjes së vendeve të tjera. Ambasada e Kosovës është përpjekur që nga momenti i parë që të marrë vesh apo edhe të konstatojë vërtetësinë e lajmit, sepse ishte shqetësuese kur në lajme doli se ata persona ishin shtetas të Kosovës. Por, tani jemi të lumtur të njoftojmë se nuk bëhet fjalë për shtetas të Kosovës”, tha Hamiti.
Nga të dhënat që dalin nga mediat britanike, bëhet e ditur se emigrantët mund të kenë bërë akt vetëvrasës pasi iu është refuzuar kërkesa për azil në Skoci. Autoritetet policore të Gllasgout po bëjnë hetime për të zbuluar emrat e viktimave dhe shkaqet e kësaj ngjarje me tre viktima njëherësh.

9 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›