Tre problemet e turqve
Një shqiptar shkon në një disko me një bluzë në të cilën shkruhej: “Turqit kanë tre probleme kryesore...”. Një turk e shikon rastësisht dhe i nxehur e pyet arnautin nëse ai vetë kishte ndonjë problem.
Shqiptari, duke ruajtur qetësinë, i përgjigjet:
-Problemi i parë që keni ju turqit është se nxeheni kot për çdo vogëlsi.
Turkut, nga inati, i vinte që ta hante me dhëmbë shqiptarin dhe del jashtë diskos duke e pritur bashkë me një shok. Kur shqiptari del përjashta, të dy turqit nisin t’i bërtasin dhe ky që u thotë:
-Problemi juaj i dytë është jo vetëm që nuk dini ta zgjidhni një problem vetëm, por edhe bërtisni e çirreni kot së koti...
-Po tani, cili është problemi ynë i fundit? – ia kthejnë turqit shqiptarit duke e kërcënuar me disa thika të mëdha që i kishin fshehur nëpër xhepa.
-Problemi juaj i tretë është se shkoni me thika atje ku bëhet luftë me armë zjarri..., – thotë ai dhe nxjerr pistoletën.
24 Mars 2008