Tre propozimet, joligjorë

Ne kemi një draft politik, ku duhet të marrë padyshim edhe mendimin e specialistëve, pra SHISH-i, arkivat që kanë rregulloret e tyre dhe Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar-tha deputeti socialist Arben Isaraj
Komisioni Kuvendar i Ligjeve do t’u rikthehet sot diskutimeve për projektligjin e pastërtisë së figurës. Relatori socialist i këtij komisioni, Arben Isaraj, tha për “Korrierin”, se në mbledhjen e sotme komisioni duhet të vendosë lidhur me propozimet e bëra nga ai dhe relatori demokrat, Aldo Bumçi. Fitues në Vlorë më 3 korrik 2005 përballë Genci Panozaqit të PD-së, Isaraj e cilësoi shqyrtimin e të tre projektligjeve të depozituar në Kuvend rreth dy vite më parë, si joligjor. “Çdo deputet në Kuvend nuk besoj se mund të dalë jashtë rregullave që ka Kushtetuta në radhë të parë, dhe Rregullorja e Kuvendit në radhë të dytë. Nëse Rregullorja e Kuvendit thotë që propozimet e bëra nga deputetët për hartimin e projektligjeve duhet të shqyrtohen në seancë plenare brenda dy muajsh, kjo kohë ka shkuar dy vjet dhe do të thotë që ato projekte kanë rënë”, - tha Isaraj, ndërsa shtoi se për më tepër, të gjitha palët kanë rënë dakord që të ketë një projekt të integruar, që do të plotësojë kërkesat e Kushtetutës dhe të konventave ndërkombëtare, që janë nënshkruar nga vendi ynë. I pyetur lidhur me projektligjin e propozuar nga deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, që rrit gamën e personave që cilësohen me figurë të papastër, Isaraj thotë se ky është një problem teknik, që nuk i ngelet politikës, por atyre që bëjnë ligjin. “Nuk është se jemi ne specialistët e të dimë se kush hyn tek siguria kombëtare e kush nuk hyn tek siguria kombëtare. Ç’është ky kryetar i degës, apo nëse ky kryetar i degës është marrë me anën ekonomike në atë shërbim që ka qenë, është marrë me shkeljen e lirive e të drejtave të njeriut apo është marrë me sigurinë kombëtare që lidhen me veprimtarinë me të huajt. Janë probleme të cilat askush nga ne politikanët nuk është specialist i fushës”, - deklaroi Arben Isaraj. Nënkryetari i grupit Kuvendar të PS-së sqaroi se nuk duhet të ketë ngatërresa nocionesh. Sipas tij, nuk duhen ngatërruar gjyqet politike me gjykatat speciale, të krijuara apostafat me vendime të veçanta. Për Isarajn, disa gjëra janë të nevojshme të përkufizohen, por mund të nuk përkufizohen nga deputetët, por nga institucionet e specializuara. “Kjo do të thotë që, nëse ne kemi një draft politik, duhet të merret padyshim edhe mendimi i specialistëve, pra SHISH-i, arkivat që kanë rregulloret e tyre dhe Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Është një ligj që, përveç vullnetit politik, kërkon edhe disa korniza, të cilat lidhen sigurisht me sigurinë kombëtare, lidhen me mbrojtjen e territorit të vendit dhe me veprimtarinë që shërbimet e diasporës u kanë shërbyer vendeve, por kanë qenë në funksion të qeverisë së vendit dhe jo të shkeljes së të drejtave dhe lirive të individit”, - shton relatori socialist i Komisionit të Ligjeve, lidhur me projektligjin për pastërtinë e figurës. Palët pritet të vendosin sot sesi do të procedojë puna për hartimin e një projektligji integral, që do të duhet të ketë mbështetjen e të dy kampeve politike. Megjithatë, ndryshe nga socialistët, demokratët duket se kanë përplasje edhe mes tyre, ku ende nuk është vendosur nëse do të mbështetet propozimi i bërë nga Aleksandër Biberaj, apo do të kërkohet të vazhdojë puna bashkë me socialistët për të hartuar një projektligj integral. Palët po synojnë, të paktën kështu është deklaruar, që projektligji të përfundojë e të miratohet brenda muajit korrik. Puna rifillon sot, ndërsa parashikohet të diskutohet