Zana Krasniqi në 10-të më të bukurat e Universit

Ermal Fejzullahu
I vjedh këngën Valtonit!
Mania për të kopjuar apo edhe për të vjedhur kryekëput të njëjtën këngë, me të njëjtin tekst e vijë melodike, nuk ndodh tanimë vetëm mes këngëtarëve shqiptarë e atyre të huaj, por edhe mes atyre me të njëjtën kombësi. Duket se pre e kësaj situate ka rënë edhe Ermal Fejzullahu. Ky i fundit prej disa ditësh ka publikuar hitin “Gjaku i zemrës sime”, i cili është lançuar për herë të parë në vitin 2004 nga këngëtari Valton Krasniqi. Kënga “Gjaku i zemrës sime”, e cila gjendet në albumin më të ri të këngëtarit Fejzullahu, është e vjedhur, ka pohuar për “Telegrafi.com” këngëtari Valton Krasniqi. Vetë këngëtari kosovar e ka prezantuar si një krijim të ri të tijin dhe e ka pasur vërtet për zemër këtë hit, por e vërteta nuk do shumë për t’u zbuluar dhe kjo situatë duket se ia ka zbehur hovin Ermalit, i cili po përgatitet për një turne koncertor në trevat shqiptare, por edhe gjetkë.
“Produkt 28”
Në një fushatë enigmë
Grupi i tre djemve të rinj që njihen me emrin “Produkt 28”, këto ditë po përgatiten për një fushatë aspak të zakontë që ata kanë ndërmend të ndërmarrin nëpër qytete të ndryshme të vendit. Të pyetur nëse bëhet fjalë për ndonjë fushatë bamirësie, ata u përgjigjën se është një gjetje krejt speciale, sepse ata kurrë më parë nuk janë shfaqur në këtë mënyrë. Por “Produkt 28” po përgatiten edhe për një këngë të re, të cilën ata do e publikojnë gjatë muajit të ardhshëm. Një stil i ri dhe një performancë e veçantë, e zgjedhur nga ana e grupit, do e bëjë edhe më special këtë rikthim të treshes simpatike, përpos fushatës enigmë që ata kanë ndërmarrë, për të cilën tregohen tejet të rezervuar.