Tre shkodrane te Shkumbini ne Peqin
Shkodrani Arsen Beqiri i është bashkuar tani Shkumbinit me dëshirën që të vishet bardhekaltër në këtë sezon. Që nga dita e hënë, 22-vjecari është vënë nën urdhrat e Bicit, duke qenë një alternativë më shumë në krahun e djathtë të mesfushës. Me ardhjen e mesfushorit Beqiri shkon në tre numri i shkodranëve te Shkumbini, sepse ai gjen në këtë ekip sulmuesin Nevian Cani dhe mbrojtësin Denis Zmijani. Të tre këta futbollistë të rinj dhe me të ardhme, duke mos gjetur hapësirat e nevojshme te Vllaznia, kërkuan një aventurë të re, duke zgjedhur ekipin e Shkumbinit. Nxitje për ardhjen e tyre në Peqin ka qenë pa dyshim nevoja që kishte Shkumbini, si dhe qenia në krye të ekipit e trajnerit Bici, që ata njohin mirë