E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani barazon 0-0 me Besëlidhjen në Lezhë

Skuadra e Partizanit barazoi 0-0 te shtunen me Besëlidhjen në Lezhë në miqësoren e fundit para nisjes së kampionatit të 68-kombëtar. Gjatë ndeshjes u aktivizuan për Partizanin dhe brazilianët Kardek dhe Leandro.
Kjo ishte miqëosorja e tretë që Partizani e mbyll në barazim pa gola, pas atyre me Dajtin (0-0), Besën (0-0).
Nga katër teste të zhvilluara, Partizani fitoi vetëm një atë me Shkumbinin në Peqin (2-1).
Partizani në javën e parë të sezonit 206-2007 do të ndeshet me Apoloninë e Fierit, më 26 gusht 2006, në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë,ku dhe do të luajë të gjitha ndeshjet brenda.
Ditën e hënë pritet të bashkohet me Partizanin edhe kongolezi Sasha Delain, ndërsa në tratativat e fundit është edhe Dorian Bylykbashi.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›