E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-17-ta e Partizanit shkëlqen në Greqi

Nga data 14 deri më 15 gusht, në Selanik të Greqisë, është zhvilluar turneu "Niko Galis", me pjesëmarrëse disa prej skuadrave të Greqisë si dhe nga vende të tjera. Nga Shqipëria kanë marrë pjesë dy ekipe të akademisë "Partizani", duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Në Kalqidhiqi, zonë e Selanikut, ku ky turne zhvillohet cdo verë, më shumë ka shkëlqyer skuadra e të rinjve U-17, e drejtuar nga ish-lojtari i njohur i Partizanit dhe i kombëtares Ledio Pano. Djelmoshat e U-17-ës, në tri takime të zhvilluara, kanë arritur të marrin po kaq fitore. Ra në sy loja e disa futbollistëve, kryesisht të repartit të sulmit, të cilët kanë bërë garë me njëri-tjetrin se kush shënon më shumë. Vlen të përmenden Ergys Neziri, Kenado Disha dhe Gerti Hajdari, i cili ka arritur të shënojë plot 6 gola në tri ndeshjet e zhvilluara. Akademia "Partizani", me skuadrat që përfaqësohet, gjithmonë ka bërë paraqitje të mira në turnetë e zhvilluara, ku meritë të vecantë ka drejtori i saj, Genci Tomorri, që gjithmonë është i angazhuar seriozisht për pjesëmarrjen e të rinjve të Partizanit në këto aktivitete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›