Shqipëri-Rumani, luftë me “Qemal Stafës” dhe “Loro Boriçit”

Ndeshja e parë ndërkombëtare e Shqipërisë brenda fushës, ajo me Rumaninë, më datë 6 shtator,mund të luhet në një fushë tjetër, nëse nuk do të arrihet akordi midis drejtorisë së stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" dhe atyre të FSHF-së.
Sipas zërave të ditëve të fundit, ndeshja mund të spostohet në stadiumin e qytetit të Shkodrës "Loro Borici".
Në këtë impiant përfaqësuesja kuqezi ka luajtur me Rusinë (3-1) më 29 mars 2003.
Midis FSHF-së dhe drejtorisë së stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" ekziston një konflikt interesash ekonomikë në lidhje me përfitimet financiare nga të ardhurat e stadiumit nga shitja e biletave të ndeshjeve ndërkombëtare.
Aurel Vrenozi