Përjashtimi i gjyqtarit, rrëzohet kërkesa e Brown
Gjykata ka rrëzuar dje kërkesën e britanikut David Brown për përjashtimin nga procesi i tij të gjyqtarit Gerd Hoxha. Sipas vendimit të dhënë, i pandehuri dhe avokatja e tij kanë kaluar afatin treditor brenda të cilit mund të bëhej ky ankimim. Pretendimet e Brown ishin të shumta. Një prej tyre ishte edhe mosnjohja me dëshmitarët e akuzës, por kjo gjë ka ndodhur që në fillim të procesit dhe ankimimi duhej të ishte bërë brenda tre ditësh nga konstatimi.