Aksidentet, dy të vdekur, 10 të plagosur
Katër aksidente të rënda të ndodhura në Lushnjë dhe në Kukës kanë shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve. Tre aksidente kanë ndodhur brenda 30 minutave të enjten në mbrëmje, në Rrethin e Lushnjës. Në fillim, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka plagosur dy tregtarë ambulantë. Më pas, një shofer sarandjot është përplasur me një mur guri e për pasojë ka gjetur vdekjen. Së fundi një 44-vjeçar nga Vlora ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas ende të paidentifikuar. Ndërsa në Kukës, dje pasdite, janë plagosur rëndë tetë persona, kur furgoni me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga, në afërsi të Grykës së Çajës, më e thella në Rrethin e Kukësit.