Mbetet në burg Roland Xhepaxhi
Njëri nga të akuzuarit si organizatorë të ngjarjes së Cërrikut, ku në vitin 1997 humbën jetën gjashtë pjesëtarë të Gardës së Republikës, ka dështuar në përpjekjen e tij për të rifituar lirinë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar dje kërkesën e Roland Xhepaxhiut për revokimin e masës së sigurisë. I pandehuri kishte kërkuar të dilte në arrest shtëpie, pasi, sipas tij, prokurori nuk kishte asnjë provë për ta fajësuar, por gjykata duket se nuk është e bindur nga ky arsyetim dhe e ka lënë atë sërish pas hekurave të burgut. Xhepaxhiu është arrestuar në korrik të vitit të kaluar, i akuzuar si një nga organizatorët e ngjarjes së Cërrikut.