E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Vlorë, makina bie në humnerë, një i vdekur

Vlorë, 31 gusht, NOA Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Uji i Ftohtë në Vlorë.

Një makinë me targa të huaja ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi prej 30 metrash, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet një i vdekur. Bëhet fjalë për një të ri me emrin Juri Ramohasanaj. Viktima, rreth 40 vjeç ka vdekur menjëherë pas përplasjes.

Ndërkohë që pas rrëzimit makina është dëmtuar plotësisht. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit fatal.

Makina ka qenë me targa të huaja VA418BV.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›