Man City nuk ka nevojë për Mourinhon

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 15:24
Mario Balotelli ka thënë se Manchester City nuk ka nevojë të zëvendëson Roberto Mancinin me Jose Mourinhon gjatë verës dhe lavdëroi bashkëkombësin e tij italian për tretmanin ndaj tij.
Kur iu tha se disa tifoz duan që Mourinho të vjen në Eastlands gjatë verës, Balotelli u përgjigj: “Pse ? City është në pozitën e katërt në Premierligë dhe jemi në finale në FA Cup për herë të parë pas 30 viteve. Nuk e di pse dikush do të dëshironte një tjetër trajner. Roberto është duke bërë punë të mirë, pse duhet të ndërrohet? Roberto asnjëherë nuk gënjen. Ai e thotë atë që duhet ta thotë dhe kjo më pëlqen rreth tij. I besoj Robertos i cili është shumë i mirë me mua”.