Kanosi me armën e shërbimit, hetohet gardiani
Një polic i Burgut të Rrogozhinës përdor armën e shërbimit për të kërcënuar një bashkëmoshatar në një lokal lagjeje. Ndaj Agron Hasës, 37 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Durrës, me punë punonjës policie në Burgun e Rrogozhinës, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Për motive të dobëta ka kanosur duke qëlluar në ajër me pistoletë tip TT, për të kërcënuar shtetasin Sokol I., lindur në Pukë dhe banues në Durrës. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës dhe policia sekuestroi dhe tri gëzhojat e plumbave, ndërsa nisën hetimet për kanosje dhe prishje të rendit e qetësisë publike.
Va.Qy.
Va.Qy.