Pranga një prej organizatorëve të protestës
Prangoset njëri prej të shoqëruarve pas trazirave të Orikumit. Burime zyrtare nga policia e Vlorës kanë bërë të ditur se mbrëmjen vonë të së mërkurës është arrestua Zeqir Blushi, 38 vjeç, për veprat penale "kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë", "shkatërrim të pronës" dhe "grumbullime të paligjshme". Ndërkaq, dje qyteti i Orikumit ka kaluar një ditë të qetë. Vetëm pronarët e tokës dhe investitorët kanë mbledhur llamarinat e gardhit, të cilat u shkatërruan dy ditë më parë dhe rrinin në pritje për të rifilluar punimet për hapjen e themeleve të kompleksit. Investitorët dhe pronarët këmbëngulin se janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, të gatshëm të përballen në çdo kohë me ligjin. Kjo është konfirmuar dhe nga kreu i Bashkisë së Orikumit, i cili për "Shqip" tha se leja për ndërtimin e objektit është dhënë në bazë të dokumentacionit të rregullt.
Mi.Ma.
Mi.Ma.