E Shtunë, 31 Tetor 2026

Postbanka, institucioni më i ri që garanton paratë e shqiptarëve

Institucioni financiar pritet të ulë kostot e transfertave dhe të rregullojë tregun e bonove të thesarit

Garantim i depozitave dhe komisione më të ulëta në të gjithë llojet e transfertave për të gjithë personat që operojnë me bankat, pritet të sjellë organi më i ri financiar në vend. Organi i sapokrijuar, Postbanka është mbledhur dje në mbledhjen e saj të parë.

Grupi ndërinstitucional do të drejtohet nga Ministri i Shtetit, Genc Pollo. Institucioni financiar do të krijojë lehtësia jo vetëm në sektorin financiar në por edhe për publikun. Postbanka, që parashikohet të jetë pjesë e Postës Shqiptare sh.a., do të funksionojë ashtu si simotrat e saj shumë popullore në vendet evropiane. Institucioni financiar do të luajnë një rol të rëndësishëm në tregun e bonove të thesarit.

Garancitë
Depozita të garantuara, komisione më të ulëta dhe kushte më të mira në marrëdhëniet financiare krijimi i institucionit Postbankë. Krijimi i Postbankës do të jetë një ngjarje e madhe jo thjesht për sektorin financiar, por për publikun në përgjithësi. Ashtu si në Itali e Austri, gjithkush do të ketë mundësinë e një shërbimi financiar, që përfshin depozitat dhe të tëra llojet e pagesave, me kushte të mira e komisione të ulta, çka dje, jo gjithmonë, e ofron tregu, tha dje kryesuesi i grupit ndërinstitucional të punës Genc Pollo. Postbanka do të jetë një organizëm shumë i rëndësishëm për blerjen e bonove të thesarit si një rrugë tejet e rëndësishme e financimit publik.deklaroi dje e Ministri i Shtetit Pollo, në mbledhjen e parë të Grupit Ndërinstitucional të Punës për Postbankën, i mbledhur në Kryeministri.

Grupi i punës
Për vënien në funksionim të strukturës financiare është ngritur një grup i posaçëm pune me përfaqësues nga Ministria e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë Posta Shqiptare, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikqyrjes. Burime zyrtare nga Ministria e Shtetit bënë të ditur se grupi ndërinstitucional i Punës për Postbankën do të kryesohet nga Ministri i Shtetit Genc Pollo dhe përbëhet nga zëvendësministrat e Financave, Ekonomisë, Drejtësisë, Integrimit, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, si dhe anëtarë të tjerë zyrtarë, specialistë të fushës.

Problemet me bankat
Ndërkohë pak kohë më parë procesi i mungesës së transparencës nga ana e bankave është vënë në dukje nga Guvernatori i bankës së Shqipërisë. Për tu siguruar informacionin e duhur dhe transparencë në sistemin bankar Banka e Shqipërisë i është përkushtuar edukimit ekonomiko-financiar të publikut, duke parë të arsyeshme ndërmarrjen e disa nismave konkrete për krijimin e një kulture financiare në shoqërinë shqiptare. Por kjo është një detyrë të cilën banka qendrore nuk mund ta realizojë e vetme; garantimi i këtyre ekuilibrave kërkon bashkëpunimin e sistemit financiar, sektorit privat dhe publikut që së bashku të reagojnë kundrejt kësaj vendimmarrjeje në mënyre eficiente dhe racionale. Ngjarjet e dy viteve të fundit i kane shtyrë shume njerëz të diskutojnë vërtetësinë e teorive të tregjeve eficiente dhe aftësisë së agjentëve ekonomikë për të qenë racionalë. Megjithëse është ende herët (ose duhet pritur) për të bërë një analizë të plotë të shkaqeve të krizës, nuk mund të lë pa sjellë në vëmendje disa elemente thelbësore që dëmtuan aftësinë e individëve e më pas të tregjeve për të qenë eficientë dhe racionalë. Kjo jo për të analizuar krizën por për të kuptuar se çfarë implikimesh mbart kjo për financat e përgjegjshme. 

Sistemi bankar
Bankat  duhet të ndërtojnë një strategji të qartë komunikimi me publikun për produktet që ofrojnë, kushtet financiare me të cilat i ofrojnë këto produkte, dhe -veçanërisht e rëndësishme- për objektivat që ato kanë. Ndërsa transparenca duhet  të përfshijë avantazhet konkurruese të tyre ndaj bankave universale në kushtet e financimit dhe në asistencën që ato janë të afta të ofrojnë në lidhje me miradministrimin e portofolit të kredisë. Financë e përgjegjshme do të thotë që edhe donatorët të zgjedhin partnerët më të mirë dhe më të aftë për të bërë këtë aktivitet, dhe të ushtrojnë presionin e tyre që institucionet në të cilat shpërndajnë fondet të garantojnë transparencën dhe informacionin e nevojshëm jo vetëm në memo e raporte, por në treg, atje ku është i dukshëm e transparent, për grupet e targetuara të interesit.

Rregullorja e transparencës
Banka Qendrore ka miratuar rregulloret "Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga bankat dhe degët e bankave të huaja" dhe "Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare". Sipas Fullanit mungesa e transparencës nuk shfaqet vetëm në formën e fshehjes se qëllimshme të informacionit apo thjesht të neglizhencës, por edhe përmes zgjedhjes së mjeteve dhe formave të gabuara të komunikimit. Shpërndarja e informacionit me mënyrën më të shpejtë, më të mirë, më eficiente dhe më të kuptueshme është përgjegjësi e të gjithë aktorëve të tregut, si për institucionin ndaj klientit ashtu edhe për klientin ndaj institucionit. Në këtë këndvështrim më vjen keq që të konstatoj se reklamat e financës për zhvillim (mikrokredisë) mund ti hasësh vetëm në gurët e kilometrazhit apo grafitit amatoresk që llangos bordurat e rrugëve nacionale.

Ornela Manjani

Last Updated on E Premte, 26 Mars 2010 22:16

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›