Angjelina Araniti, Shenjtorja Shqiptare e harruar dhe disa komente për Historinë shqiptare
Nga Pirro PRIFTI*
Dihet që shkaqet e mospasjes mundësi të eksplorimit të Historisë shqiptare ashtu si duhet dhe në interes të vendit tonë janë nga që nga më banalet si p.sh, mungesa e interesit nga ana e shtetit për të dhënë fondet e domosdoshme në mënyrë që të punojë arkeologjia si dhe mungesa e strategjisë për këtë qëllim, e deri tek shkaqe më të ndërlikuara që kanë të bëjnë me interesa personale, interesa fetare dhe interesa politike. Secila nga këto të marra së bashku dhe të kombinuara kanë penguar që Historia e Shqipërisë të sqarohet dhe të vihen pika mbi i. Së bashku me Nënë Terezën, Shenjtorja Angjelina Araniti është shenjtorja e dytë shqiptare që trevat tona kanë nxjerrë (por e para për nga harku kohor) por që nderohen në shumë vende të botës. Duke kujtuar Shenjtoren Angjelina Araniti, e cila është një shenjtore e Kristianizmit (Ortodoks) që nderohet me 12 gusht të çdo viti në disa vende me fenë ortodokse (p.sh, Serbi, Mali i Zi, Rusi etj), kujtojmë se ka shumë shqiptarë të famshëm e të ndritur të tjerë të periudhës kur Shqipëria quhej me emrat e krahinave më të mëdha: Arbëri dhe Epir, qofshin ata religjiozë, apo qofshin ata heronj që kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit, të cilët njihen pak ose nuk njihen fare.
I takon Shqipërisë së sotme të arsimuar tashmë të kërkojë e të zërë vendin e saj në historinë e Ballkanit, të Europës e të botës, e jo të rrojë, të kërkojë, e të lëpihet pas disa autorëve të huaj, të cilët dinë të rrëmojnë e disa nga ata të manipulojnë historinë dhe historitë shqiptare sipas pagesës! Shenjtorja Angjelina Araniti në Shqipëri ende nuk ka vendin e saj të merituar as si datë për kalendarin kristian ortodoks e as në historinë shqiptare të mesjetës përveç se një rreshti në librin e Hopf-it apo të Fine-s ose të ndonjë tjetri. Nga ana tjetër, Shenjtorja shqiptare nderohet nga serbët e disa vende sllave, jo për arsye që pala tjetër kundërshtare (po shqiptare) ta shajë e ta anatemojë atë që e përmend, por për shkak se: së pari, Historia shqiptare akoma është e pa eksploruar si duhet,
-së dyti sepse Kisha Ortodokse Shqiptare Autoqefale akoma nuk ka bërë propozimet e saj për të futur në kalendarët ortodoksë shenjtorët shqiptarë siç mund të ishte Shenjtorja Angjelina Araniti ose dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu e të tjerë, të cilët krahas luftës për liri e pavarësi kanë dhënë kontribut për mbijetesën e kristianizmit në Shqipëri.
Përmendja e kësaj shenjtoreje kaq të veçantë në këtë shkrim ka të bëjë më tepër me shqiptarët që kanë treguar dhe tregojnë dhe sot e kësaj dite se janë popull me shpirt të madh, popull që më tepër i ka dhënë të tjerëve, se vetes; dhe këtu qëndron misteri dhe mjegulla që shtrihet në Historinë e Shqipërisë: sepse jo vetëm fakte të rëndësishme historike, por dhe njerëz historikë të shquar që kanë dhënë kontribute në pjesë të ndryshme të dijes njerëzore po aq sa dhe në fenë e krishterë, pavarësisht se çfarë dege të saj - janë anashkaluar dhe lënë pas dore. Mund të përmend nga eksperienca e hasur në debatet, diskutimet, përvojat jetësore të hasura këtu në vendin tonë, një fakt jo të këndshëm por që është i vërtetë: për shkak se bota shpirtërore shqiptare: qoftë ajo religjioze, qoftë ajo intelektuale (apo e ashtuquajtura shoqëria civile), qoftë mentaliteti i saj për punën e për ligjet ende vazhdojnë të jenë të ndara dhe të distancuara me njëra tjetrën në shumë drejtime, biles edhe në parime themelore, kam vënë re se shqiptarët, qofshin në brezat që lindën pas pushtimit turk e deri më sot, duke qenë të ndarë në shumë aspekte shpirtërorë (përfshi dhe fenë) por dhe materiale, - janë munduar të nihilizojnë udhëheqësit rivalë po me origjinë shqiptare dhe veprat e tyre, duke krijuar kështu një boshllëk në Historinë e Shqipërisë (sepse jo vetëm i kanë sharë e syrgjynosur e vrarë por dhe kanë djegur apo manipuluar dokumente për qëllime thjesht përfitimi material apo dhe lavdie. Vetëm pas vitit 1878 pas Lidhjes së dështuar shqiptare të Prizrenit, Rilindja kombëtare arriti të individualizojë heroin tonë kombëtar si një individ e personalitet që me figurën e tij të ndritur e të njohur ndërkombëtarisht -ashtu sikurse bashkoi Shqiptarët para 450 vitesh në një luftë për të mbrojtur vendin dhe për të ruajtur fenë -të ishte e mundur të bashkonte stërnipërit dhe stërmbesat e tij shqiptarë të hallakatur e të ndarë në fe të cilët quanin njëri tjetrin turq e grekë, të arrinin e të kuptonin se ata ishin shqiptarë dhe feja e tyre tashmë ishte shqiptaria, e të kuptonin se kombi i tyre ishte po ai i Arbërisë dhe i Epirit (që të huajt e quanin Albani), kurse veten e tyre e quanin shqiptarë (ndoshta nga fjala shqytarë, sepse meshkujt shkonin gjithnjë ushtarë me shqyta- një lloj pushke e vjetër, e luftonin si mercenarë për nder të turqve apo të kombeve të tjera). Dhe Rilindasit tanë ja arritën qëllimit përgjysmë: formuan një shtet të vogël nga të katër sanxhaqet, shtet i cili kishte në përbërje analfabetë dhe pak intelektualë, e këta të ndarë përsa i përket se nga do të shkonin; megjithatë fitoi lobi i duhur, ai properëndimor.
Por ndarja shpirtërore mbeti, megjithëse një pjesë u neutralizua nga arsimimi masiv i popullatës pas gjysmës së dytë të shek XX që po vazhdon dhe tani, arsimim i cili është i vetmi mjet për të luftuar dasitë e mentaliteteve anadollake dhe për të ruajtur tolerancën fetare. Megjithatë e keqja është bërë, një pjesë e historisë së Shqipërisë ka mbetur pa u sqaruar, e për këtë i mbetet detyrë historianëve tanë ta sqarojnë, e jo të përkthejnë të huaj të dyshimtë si Schmidi (i cili mund të ketë marrë dhe para nga ndonjë nga fqinjët për të bërë atë që bëri së bashku me përkthyesin e tij), por Shteti shqiptar duhet të japë fonde për të krijuar një strategji të re për zbulimin e fakteve të reja, si dhe për të krijuar një kontigjent përkthyesish të gjuhëve të vjetra si: turqishte e vjetër, latinisht, greqishte e vjetër dhe sllavishte e vjetër me qëllim që të gjejë të vërtetat e fshehura e për të korrigjuar manipulimet në historinë e Shqipërisë. Për fat të keq edhe sot e kësaj ditë ka plot individë e gjysmë intelektualë të cilët përqeshin, satirizojnë edhe heroin kombëtar, heronj nacionalistë që kanë luftuar kundërpushtuesve qoftë me komunistët apo qoftë me nacionalistët; e përsa i përket tradhtarëve të çdo lloji (sipas palëve kundërshtare) është mirë që të analizohen nga ana historike pa u a shuar farën si e kemi zakon. Merreni me mënd të dashur lexues se çmund të kenë bërë brezat e kaluar (të dyzuar në dy fe e të nxitur nga armiqtë e fqinjët) që kanë jetuar në trevat e shqiptarëve, klanet fetare të pushtuesit, politikat e fqinjëve që formuan shtete përpara se të formohej shteti shqiptar me historinë tonë! Kasaphanë të vërtetë historike, ashtu si e deshi pushtuesi turk. Kësaj ndarjeje shpirtërore nuk i shpëtuan as intelektualët e atëhershëm. Merreni me mënd se çmund të kenë bërë vetë klanet e kaluara (por të shitura për të mbajtur pushtetin dhe pasurinë) që jetonin në Shqipëri për të fshirë historinë e Shqipërisë dhe të njerëzve të shquar shqiptarë sipas porosive të fqinjëve dhe të pushtuesit. E keqja është se sot kjo ndarje që u micërua nga komunizmi në formën e luftës së klasave, vazhdon të ketë leje qarkullimi edhe sot në individë të politikës si të servilëve të PPSH ashtu dhe të politikanëve të sotëm që nuk e kanë për gjë të shajnë me urdhër, të diskreditojnë me urdhër, të bëjnë armik me urdhër, të dalin e të flasin në median e shkruar dhe TV me urdhër dhe të bëjnë çdo gjë ashtu si kanë bërë disa tradhtarë të kombit për një lugë çorbë të prishur. Historia e Shenjtores Angjelina është historia e një gruaje jo të zakonshme e cila nga e pasur u bë e varfër sepse dha pasurinë e saj për fenë dhe të varfrit, nga një bashkëshorte e një invalidi të verbër, dhe pasi ai vdiq u bë murgeshë; ishte një nga nëntë bijat e një fisniku shqiptar nga më të shquarit Gjergj Aranitit, por u bë një grua e zakonshme në një vend fqinjë banorët e të cilit i ndihmoi të dilnin nga skamja, të qetësonin shpirtrat nga padrejtësitë, të ruanin fenë nga pushtuesi. E kjo vazhdoi deri sa ajo vdiq. Banorët e bënë shenjtore dhe afër varrit të