Tregtia, Shqipëria më ulët se rajoni
Tregtia e Jashtme në vendin tonë paraqitet më ulët sesa rajoni, vëllimet e përgjithshme tregtare të të cilit mesatarisht variojnë gati 50 për qind të PBB-së. Sipas specialistëve Chris Uregian dhe Evis Sulko vëllimet tregtare në vendin tonë janë vetëm 39 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Eksportet e Shqipërisë dominohen nga aktivitete përpunuese të thjeshta ku dominon puna intensive dhe vlera e shtuar është e kufizuar. Vetëm 15 për qind e eksporteve totale të Shqipërisë klasifikohet si intensive në kapital apo në punë të specializuar krahasuar kjo me mesataren e rajonit që është 30-40 për qind”, thuhet në raport. Ndërkohë ajo që theksohet tek pjesa e eksporteve është mungesa e diversifikimit të destinacionit të tregut ku vendi ynë mbetet besnik i Italisë me një nivel mbi 72 për qind.