E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 “muskëtierë” për Ndroqin



Presidenti i ri i peqinasve, Ylli Ndroqi, ka nisur punën për të gjetur trajnerin e Shkumbinit. Që do të thotë se kavajasi Përparim Daiu, edhe pse pas përfundimit të këtij sezoni ishte konfirmuar për të qenë përsëri në krye të bardhekaltërve, nuk duket se është i preferuar. Me ardhjen e presidentit të ri Ylli Ndroqi është duke u menduar për një teknikë të afirmuar. Dhe dje, Ndroqi ka dëgjuar projektin e tre trajnerëve. Në vend të parë janë vënë Esad Karishik, Edi Martini dhe Ilir Daja. Që të tre këta teknikë momentalisht janë “kokë më kokë” për të marrë drejtimin e kësaj skuadre ndryshe pritet verdikti final vetëm i Ndroqit për timonierin e skuadrës së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›