E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo kërkon Muzakën



Dinamovitët, me tagrin e kampionëve të rinj të Kategorisë Superiore, duket se janë duke u përgatitur për “bombën” e radhës në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Gjergji Muzakën, mesfushorin e djathtë të Tiranës e të Kombëtares, i cili tashmë e ka marrë dhe ofertën dinamovite, kësisoj këta të fundit janë në pritje të përgjigjes së tij. Madje burime të sigurta pranë presidencës blu e bëjnë çështje orësh firmën e Muzakës mbi kontratë. Në fakt, Muzaka është vënë edhe në “rrjetën” e Skënderbeut, që do të thotë se duhet pritur për zhvillimet që mund të sjellë merkatoja e verës. Vetë futbollisti nuk e ka komentuar një lajm të tillë duke pohuar thjesht se tani po mendon vetëm të pushojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›