Tregtimi i gazit, kriteret e marrjes së licencës dhe rregullat që duhen plotësuar
Qeveria harton projektligjin për tregun e brendshëm të gazit natyror. Leja jepet nga ERE me një afat 30-vjeçar, me të drejtë rinovimi
Ervin Koçi
Të gjitha subjektet private që duan të ushtrojnë veprimtarinë e transmetimit, shpërndarjes, furnizimit, tregtimit të gazit natyror, si dhe operimit në hapësirat e depozitimit të kësaj lënde, tani duhet të plotësojnë kushte dhe kritere të posaçme. Këto kushte kanë lidhje me sigurinë e lartë të tregtimit të këtij produkti energjetik në vendin tonë, si dhe të garantimit të një produkti sa më të rregullt dhe konform standardeve dhe parametrave të kërkuar nga BE-ja. Qeveria i ka propozuar kohët e fundit Kuvendit projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”, i cili ka lidhje me rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e furnizimit të konsumatorëve me produkte energjetike të garantuara. Projekti në fjalë synon krijimin e tregut të brendshëm për gazin natyror, të ndërmarrjeve të gazit natyror, si dhe heqjen e barrierave për to. Gjithashtu ai synon edhe furnizimin ndërkufitar me gaz, si dhe krijimin e kushteve të njëjta për konkurrencën e lirë në tregjet rajonale dhe evropiane. Ndërkohë që projektligji parashikon dhe marrjen e licencës për këtë aktivitet vetëm nga Enti Rregullator i Energjisë. Kryerja e njërës prej këtyre veprimtarive pa autorizimin e ERE-s është e paligjshme.
Licenca
ERE do të jetë institucioni që do të japë licencë për transmetimin dhe shpërndarjen e gazit natyror vetëm një personi, për një zonë të caktuar shërbimi. Ndërtimi dhe përdorimi i tubacioneve për transmetimin dhe shpërndarjen e gazit natyror, instalimeve të GNL-së, depozitave nëntokësore të gazit natyror, si dhe lidhja e sistemit shqiptar të gazit natyror me sistemet fqinje, bëhen me leje të veçantë të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Leja jepet për një afat 30 vjet me të drejtë ripërsëritjeje. Nëse nuk ripërsëritet pas mbarimit të afatit, asetet e ndërtuara i kalojnë në pronësi shtetit shqiptar. Procedurat për dhënien e lejes, miratohen nga Këshilli i Ministrave. Pjesëmarrësit në tregun e gazit natyror planifikojnë dhe marrin masat për një furnizim të sigurt me gaz, në përputhje me standardet, si dhe janë përgjegjës për furnizimin me këtë lëndë, brenda qëllimit të veprimtarisë. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit miraton rregullat për sigurinë e furnizimit të garantuar dhe të qëndrueshëm me gaz natyror, ku përcaktohen kriteret dhe mënyrat e përllogaritjes së sasive të mjaftueshme të gazit, për një furnizim të qëndrueshëm të klientëve të mbrojtur; programi për reduktimin ose ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror të kategorive të veçanta të klientëve në rast krize; përmbajtja e raportit të një furnizuesi të gazit natyror për sigurinë e furnizimit më gaz. Për krijimin e strukturës përfundimtare të projektligjit u mor parasysh ligji për sektorin e gazit për Bosnjë-Hercegovinën.
Tarifat
ERE përcakton tarifat dhe mënyrat e llogaritjes së tyre në sektorin e gazit natyror, të cilat nuk duhet të jenë diskriminuese por transparente. Ato marrin parasysh nevojën për integritetin e sistemit dhe reflektojnë kostot e realizuara në mënyrë efeciente, përfshirë kthimin e duhur të investimeve. Tarifat mundësojnë tregtimin dhe konkurrencën efeciente të gazit, duke shmangur ndërsubvencionimet ndërmjet përdoruesve të sistemit dhe sigurojnë iniciativa për investime. Tarifat nuk kufizojnë likuiditetin e tregut ose shtrembërojnë tregtinë ndërkufitare të sistemeve të ndryshme të transmetimeve. ERE miraton gjithashtu dhe tarifa që mbulojnë në mënyrë efeciente kostot e realizuara për veprimtaritë e rregulluara.
BOX////////////////////
Ministria, përcaktuese për masat mbrojtëse në momente krize
Në rastin e një krize të menjëhershme në tregun e energjisë ose kur siguria fizike e personave, aparateve apo e instalimeve ose e integritetit të sistemit, kërcënohet, ministria në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, ndërmerr masat mbrojtëse të nevojshme, të përkohshme. Masat e marra në rastet e mësipërme, duhet të shkaktojnë shqetësimet me të vogla të mundshme për funksionimin e tregut të brendshëm dhe të merren vetëm kur janë të nevojshme për shmangien e vështirësive të menjëhershme që mund të jenë krijuar. Ministri vë në dijeni menjëherë Këshillin e Ministrave dhe kur e sheh të nevojshme, edhe vendet e tjera me të cilat ka marrëdhënie bashkëpunimi në sektorin e gazit natyror, për masat mbrojtëse të marra sa më sipër. Ministria njofton institucionet përkatëse të traktatit të krijimit të Komunitetit të Energjisë për masat e marra. Rregullat teknike dhe kriteret e sigurisë, ku përcaktohen kërkesat minimale të projektimit teknik, ndërtimit dhe operimit të sistemeve të transmetimit dhe të shpërndarjes së gazit natyror, të instalimit të depozitimit dhe të linjave direkte, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit. Përgatitja dhe miratimi i rregullave teknike e i kritereve të sigurisë, bëhet brenda 4 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Deri në çastin e miratimit nga Këshilli i Ministrave të rregullave, do të zbatohen rregullat dhe kriteret e sigurisë së vendeve të BE-së. Ministri përcakton rregullat që do të zbatohen.
Përdorimi i depozitave, ERE përcakton kodin e furnizimit
Prodhuesit e gazit natyror mund të kryejnë veprimtari të tregtimit ose të furnizimit te klientët e kualifikuar të këtij hidrokarburi, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi të jenë licencuar nga ERE-ja. Veprimtaria e depozitimit të gazit natyror kryhet nga çdo shoqëri, që ka në dispozicion hapësira depozituese për gazin, sipas marrëveshjes për hidrokarburet. Çdo zotërues i hapësirave të depozitimit është i detyruar t’i administrojë këto hapësira për të garantuar optimizmin e tyre dhe sigurinë e sistemit. Zotëruesit e hapësirave të depozitimit janë të detyruara t’u sigurojnë dhe furnizojnë shërbimet e depozitimit të gazit natyror personave që bëjnë një kërkesë për përdorimin e kapaciteteve të depozitimit, me kusht që këto shërbime të jenë teknikisht dhe ekonomikisht të realizueshme sipas kritereve të vendosura. Hyrja në hapësirat e depozitimit lejohet kur është e nevojshme nga pikëpamja teknike dhe ekonomike, për furnizimin efecient të klientëve. Shoqëritë e gazit natyror dhe klientët e kualifikuar kanë të drejtë hyrjeje në hapësirat e depozitimit, në bazë të tarifave të publikuara ose të termave e kushteve të tjera për përdorimin e tyre. ERE përcakton kriteret dhe përparësitë e hyrjes në hapësirat e depozitimit, në kushte të barabarta, jodiskriminuese dhe të paanshme, si dhe detyrimet e subjekteve që kryejnë veprimtarinë e depozitimit. ERE miraton një kod për rregullimin e operimit të hapësirave të depozitimit të gazit natyror.
1 Maj 2008