E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtonin mallra kondrabandë, 2 në pranga

Dy persona kanë përfuanduar në pranga, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për tregtim të mallrave kontrabandë. Policia e Tiranës në sajë të ndërmarrjes së operacionit të koduar “Kremrat” bëri ndalimin e 21 vjeçarit Saimir Elezi dhe 25 vjeçarin Klodian Sorra, ndërsa filloi ndjekja penale në gjendje të lirë për Romeo Dacin 25 vjeç dhe Kujtim Elezin 44 vjeç.

Sipas policisë ndalimi i tyre u bë në afërsi të Kinostudios, ku gjatë ndalimit dhe kontrollit të ushtruar në automjetin me targa TR 5379 N, i drejtuar nga Romeo Daci, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 kuti kartoni, me 3000 copë kremra për të cilat nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni dhe janë të dyshuara kontrabandë. Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprën penale, “Transportim dhe tregtim i mallrave kontrabandë”.

Ndërkaq policia e Tiranës ka vënë në pranga një tjetër shtetas për lëndë narkotike. Klodian Xhelili,24 vjeç u ndalua pasi gjatë një kontrollli të ushtruar nga policia në automjetin e tij i`u gjet 131 gram Canabis Sattiva.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›