E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetem 25 lloje mbetjesh per import

Frika pë hyrjen e kimikateve të dëmshme pasi shumë mbetje nuk ishin të pajisura me kod doganor detyron Ministrin e Mjedisit të vendosë për reduktimin e listës së gjelbër në 25 lloje mbetjesh nga 55 që ishin më parë. 
Sipas shefit të sektorit të mbetjeve në ministri, Vladimir Bezhani deri në vitin 2018 Shqipëria do të importojë vetëm mbetje që bëjnë pjesë në grupet e materialeve të letrës, plastikës, qelqit dhe metalit, ndërkohë që janë përjashtuar nga importi mbetje të tekstileve të produkteve agro-ushqimore, skrab nga minerale të ndryshme etj. 
Ndërkohë javën që vjen një grup doganierësh do t’i nënshtrohen një trajnimi për të njohur të gjitha llojet e mbetjeve të lejuara për import me qëllim evidentimin e çdo rasti që tenton të hyjë në mënyrë të paligjshme. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›