Tregu i gazit, Shqipëria mbetet jashtë të gjitha rrugëkalimeve ndërkombëtare
Qeveria, asnjë projekt konkret për ta lidhur vendin me burimet. Sa nevojë ka tregu shqiptar për gazin e lëngshëm
Ervin KOÇI
Në një kohë kur të gjitha rrjetet e tubacioneve më kryesore të gazit të lëngshëm në botë po kalojnë fare pranë vendit tonë, tregu shqiptar rrezikon seriozisht të mbetet jashtë këtij rrjeti. Sot gazi i lëngshëm është një prej lëndëve djegëse më të rëndësishme në botë, e cila u jep zhvillimin ekonomive të vendeve më të fuqishme të botës. Por në një kohë që vendi ynë nuk ka zgjidhur ende as problemin me energjinë elektrike (edhe pse për Shqipërinë ajo është dhuratë e Zotit), madje është shumë i prapambetur në investime, tubacionet e gazsjellësve më kryesorë të globit po e shmangin Shqipërinë. Kjo vjen për arsyen e vetme se qeveritë shqiptare, ajo aktuale, por edhe ato të kaluara, nuk kanë menduar si duhet dhe nuk kanë pasur projekte konkrete për ta futur vendin në rrjetin ndërkombëtar të gazit. Aktualisht gazsjellësi “Tras-Adriatik” është e vetmja shpresë dhe më i leverdishmi për Shqipërinë. Projekti që lidhet me Italinë do të furnizojë me gaz edhe Kosovën, edhe Malin e Zi. Në raportin e saj më të fundit, Enti Rregullator i Energjisë ka shpjeguar arsyet se pse ky gazsjellës është më i leverdishmi për ekonominë e vendit.
Alternativat e mundshme
Aktualisht Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet shtete europiane që nuk janë lidhur me rrjetet ndërkombëtare të gazit. Në kushtet aktuale furnizimi me gaz në vend parashikohet të bëhet nëpërmjet lidhjes me rrjetet ndërkombëtare të gazit, për të cilat ka tre variante. Së pari, që Shqipëria të shërbejë si terminal fundor i gazsjellësve rajonalë me gaz natyror rus nga Maqedonia, si dhe me gaz natyror rus nga Greqia. Sipas opsionit të dytë, Shqipëria mund të shërbejë si transit i magjistralit të gazit për furnizimin e Europës nëpërmjet Italisë me gaz natyror nga rajoni i Kaspikut në aksin Turqi-Greqi, Shqipëri-Itali me anën e projektit “Trans-Adriatik” ose “TAP”. Opsioni i fundit i furnizimit të vendit me gaz është që Shqipëria të shërbejë si terminal i gazit natyror të lëngët në bregdetin Adriatik.
Projekti “TAP”
Sipas analizës së kryer nga ekspertët e “ERE”-s projekti më i leverdishëm i lidhjes së Shqipërisë me rrjetin ndërkombëtar të gazit është projekti “TAP”. Kjo pasi ky projekt do të ndihmojë në diversifikimin dhe sigurinë e furnizimit me gaz të vendeve të Europës. Ky projekt vlerësohet si gazsjellësi me eficent nga të katër projektet e korridoreve të furnizimit të Europës Juglindore. “TAP”-i përfshin opsionin e zhvillimit të depozitave natyror të gazit në Shqipëri, i cili është goxha i rëndësishëm nga pikëpamja e rëndësisë së sigurisë së furnizimit me gaz. Sipas ERE-s, ky projekt është shumë i rëndësishëm për vetë strukturën energjetike të Shqipërisë, pasi ndikon në rifutjen e përdorimit të gazit në vendin tonë, si dhe pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji në vend. Ky projekt lejon gjithashtu që të furnizohet me gaz Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe vendet e tjera në veri të rajonit. Një gjë e tillë do të mundësohet nëpërmjet krijimit të një unaze tubacionesh gazi që do t’u shërbejë këtyre vendeve.
13 Mars 2009