Pastrimi i plazheve furnizim me uje e kanalizime te reja
Shumë prej zonave turistike në bregdet do të garantojnë furnizim të plotë më ujë dhe kanalizime të reja për të shmangur ndotjen. Për Albanian Screen jepen detajet e projekteve të përfunduar në Vlorë, Durrës, Velipojë e zona të tjera. Sipas të dhënave, shumë projekte janë realizuar me fonde të qeverisë dhe donatorëve, fonde që kanë mundësuar ndërtimin e rrjeteve moderne.
“Ka mbaruar ujësjellësi i Vlorës. Është një investim 25 milionë euro, grant dhe kredi nga qeveria holandeze. Sasia e ujit në Vlorë ka shkuar deri në 1100 litra për sekondë. Ujë cilësor, me një rrjet ujësjellësi shumë modern. Për Vlorën sapo kemi përfunduar rehabilitimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza dhe do të vazhdojmë me realizimin e fazës së dytë të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Do t’i japim Durrësit ujë shtesë, rreth 1100 litra nga dy drejtime nga Fushë-Kuqja me fonde të Bankës Botërore dhe nga Çerma, nga zona e Shkumbinit me fonde të qeverisë shqiptare. Të dy janë projekte në përfundim e sipër. Në zonën e golemit jemi drejt përfundimit të linjës kryesore të trajtimit të ujërave të zeza, nga Përroi i Agait deri në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Kavajë”- tha Edmond Hali, drejtor i përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve.
Aktualisht është nënshkruar një marrëveshje prej rreth 100 milionë dollarësh me qeverinë japoneze. Kjo shumë do të financojë ndërtimin e një rrjeti modern dhe impiantit të përpunimit të ujërave të zeza për një pjesë të konsiderueshme të Tiranës. Projekti mbulon një zonë me 350 mijë banorë dhe sipas drejtorit të përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizimeve do të shmangë tërësisht derdhjen e ujrave të zeza në lumin Lana.
Florian Papadhimitri