E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xeni - Commerce!?

Kur njerëzit e suksesshëm krijojnë një kapital në fushën ku ata punojnë me vite, atëherë hapen ide dhe rrugë të tjera investimesh.

Dikush thesin e pareve të ruajtura me vite e investon në hapjen e një restauranti, dikush blen aksione në banka apo dikush tjetër investon por pa sukses.

Thuhet se këngëtari i muzikës popullore Shkëlzen Jetishi – Xeni tashmë ka filluar të merret me ndërtim të banesave. “Shkëlzeni po ndërton në Fushë Kosovë”, thotë një burim i afërt me këngëtarin.

Kurse njëri prej këngëtarëve më të paguar në Kosovë, ka mohuar të ketë nisur këtë biznes. “Jo more, jo”, tha Xeni shkurt për Express.

Një performancë disaorëshe e Xenit dhe grupit të tij shkon nga 2 mijë deri në 5 mijë euro derisa çmimet rriten kur zëri i tij kumbon jashtë vendit.

“Jo, unë kam ble banesë atje por jo me ndërtu. Ndoshta unë mundem ndonjëherë me u marr por skam lidhje me atë punë”, tha Xeni për Express.

Sipas Jetishit, nëse je aksionar në një kompani atëherë nuk do të thotë se merresh me atë biznes. Por sipas gjitha gjasave ëndrra e Xenit është që të jetë aksionar në ndonjë bankë.
“Nëse je aksionar diku jo në ndërtim por diku tjetër nuk mendoj që do të thotë se merresh me atë biznes sepse unë kam krejt një punë tjetër.

Më pasë ish kon mirë, me naj bankë apo ku ta di, hahahah”, tha Jetishi. Futja apo jo e Xenit në biznesin e ndërtimtarisë nuk do të thotë diçka e paparë në Kosovë, e as në botë. Janë shokët e tij, të cilët merren me biznese po ashtu larg profesionit të parë. Psh : Afrim Muqiqi mban restaurantin “Prishtina”, ndërsa tashmë Naim Abazi seriozisht i ka hyrë botës së medieve me televizionin “Boom Tv”. Por duket se Xeni mund të jetë më i rëndi, po flasim këtu për peshën e materialit të punës e ndoshta edhe mjeteve financiare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›