Shkodra përkujton 20-vjetorin e demostratës së parë kundër regjimit

Kane kaluar 20 vjet nga shenja e pare e tronditjes se thelle te regjimit komunist dhe kjo shenje e pare eshte pikerisht demonstrata e pare antikomuniste ne Shkoder. Nje proteste qe niste mu nen hundet e ish sigurimsave dhe qe sfidonte pushtetin e Ramiz Alise pikerisht me 14 janar 1990. Protesta qe synonte hedhjen ne ere te bustit te Stalinit perfundoi me arrestimin e te rinjve qe e organizuan si Rini Monajka, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Dede Kasneci, Gjergj Livadhi.
"Ata kane kryuer nje akt gjigant, sepse ne ate periudhe jeta ishte me te
verte e padurueshme per nje njeri qe e quan veten me te vertete nje
qenie racionale", rrefen Kolec Hublina, organizator i demonstrates
antikomuniste ne Shkoder.
Kolec Hublina, njeri prej organizatoreve dhe ai qe ishte percaktuar si
personi qe do te mbante fjalimin kunder regjimit komunist rrefen ate
ngjarje kaq domethenese ne nje kohe kur te gjithe mund te rrezikonin
pushkatimin.
"Fjalimi fatkeqesisht nuk u mbajt per arsye se naten ne te gdhire te 14
janarit, te tre organizatoret kryesore ishin arrestuar dhe demostrata
mbeti pa koken organizative", thote Kolec Hublina.
Ajo ngjarje, ishte sinjali i pare i ndryshimit qe kishte filluar me
renien e murit te Berlinit, e kjo ngjarje do te nxiste edhe mbeshtetjen e
perfaqsive te huaja diplomatike ne menyre te vecante te funksionarit te
ambasades se ish Republikes Federale Gjermane prof.Werner Daum qe me
vone do te ishte edhe perfaqesia e pare qe do te hapte dyert per
shqiptaret qe kerkonin endrren perendimore. Nuk kane qene pak te
arrestuarit pas kesaj ngjarje qe sfidoi komunizmin. "Mesa jam informuar
kane qene 685 vete, te ndaluar dhe te ashtuquajtur organizatore", vijon
Hublina.
Ashtu sic shkruan ne nje te perditshme Ardian Ndreca nje prej
pjesemarresve te protestes ne Shkoder: 14 janari i vitit 1990 ka mbetë i
pashlyem në zemrat e atyne që kërkonin fundin e sistemit komunist,
mbasi ishte hera e parë që shqiptarët guxonin me dalë në rrugë e me
shfaqë haptas disidencën e tyne ndaj regjimit ma totalitar në Europë.
Demonstrata e 14 janarit nuk ishte diçka e improvizueme, por ishte
organizue në detaje prej disa të rinjve shkodranë që donin me i dhanë
nji sinjal mbarë shqiptarëve. Kishte ardhë koha me u zgjue prej gjumit
të gjatë të frikës e të terrorit.
Mira Tuci