“Trekëndëshi”, kapen tetë falsifikatorët e vizave dhe patentave false
Kanë qenë në gjendje të falsifikojnë gjithçka, por hetimi prej disa kohësh nga policia e kryeqytetit ka zbuluar veprimtarinë e jashtëligjshme. Tetë persona janë arrestuar orët e para të mëngjesit të djeshëm në kuadër të operacionit të koduar “Trekëndëshi”, të strukturave të hetimit të Sektorit Kundër Krimit Financiar në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale dhe Patrullat e Përgjithshme të Policisë. Lajmi është konfirmuar dje nga të dhëna zyrtare të policisë, sipas të cilave, Edmond Apostoli 48 vjeç, Ilir Fusha 53 vjeç, Mariglen Nikaj 58 vjeç, Pirro Kostan 48 vjeç, Avni Sinametan 27 vjeç, Menduh Koçin 45 vjeç, Artur Tahirin 37 vjeç dhe Julian Ginan 38 vjeç, kryenin aktivitetin kriminal, i shtrirë në qytetet Tiranë, Durrës, Shijak dhe Kavajë, duke arritur marrjen e shumë porosive nga shtetas të ndryshëm, për pajisjen e tyre me dëshmi aftësie për drejtimin e automjetit, për pajisjen me leje qëndrimi italiane të falsifikuar, si dhe pajisje me dokumente të falsifikuara për makina të vjedhura jashtë kufijve të Shqipërisë. Sipas hetimeve, falsifikimi i dokumenteve kryhej kundrejt shumës së parave prej 500 euro për pajisjen me një leje qëndrimi italiane dhe 150 euro për pajisjen me një dëshmi aftësie të drejtimit të mjetit. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar edhe pajisje të sofistikuara, që shërbenin për lëshimin e dokumenteve false.
Arrestimet
Policia e Tiranës i ka dhënë fund dje një hetimi disamujor të nisur për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, si patenta dhe leje qëndrimi. Në pranga janë vënë një grup falsifikatorësh prej 8 personash, që e kishin shtrirë aktivitetin e tyre të paligjshëm në 4 qytete të vendit. Tetë të arrestuarit akuzohen se falsifikonin dëshmi aftësie për drejtimin e automjetit, leje qëndrimi italiane dhe dokumente makinash të vjedhura jashtë kufijve të Shqipërisë. Të dhënat policore bën me dije se operacioni është organizuar në katër qytete, ku pikënisja ka qenë Tirana, ku janë vënë në pranga 4 persona. Ndërkohë, arrestime të tjera janë bërë dhe në Durrës, Kavajë dhe Shijak, ku jetonin bashkëpunëtorët e tjerë. Policia tha se gjithçka është bërë e mundur falë një hetimi intensiv me metodat speciale të hetimit, ku u konkludua se falsifikimi i dokumenteve për pajisjen me leje qëndrimi italiane kryhej kundrejt shumës 500 euro, ndërsa falsifikimi i dëshmive të aftësive përkundrejt 150 eurove. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje të sofistikuara, të montuara në banesat e personave të arrestuar në Shijak dhe Golem.
Hetimi
Sipas policisë, katër prej të akuzuarve, Edmond Apostoli, Ilir Fusha, Mariglen Nikaj dhe Pirro Kosta, u arrestuan në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, në momentin kur po blinin vërtetimet e hyrjes së automjeteve në doganë nga punonjësi i shtypshkronjës “Alb Shop”, Ilir Fusha. Gjatë hetimeve janë arritur të vërtetohen se lejet hyrëse të doganës siguroheshin kundrejt shitjes nga punonjësi i shtypshkronjës “Alb Shop”, ku ky i fundit kishte fituar tenderin për prodhimin e vërtetimeve. Si prova janë sekuestruar 1 milion lekë shqiptare, 320 euro, 250 dollarë, 5 kompjuterë, 4 skanera dhe fotokopje, 3 dëshmi të tipit të ri për drejtimin e automjeteve, të plotësuara me emra të personave të ndryshëm, 150 copë vërtetim hyrjeje për automjete në doganë, 23 copë dokumente në gjuhën italiane, 5 leje qëndrimi italiane të paplotësuara, 5 copë pulla franceze të paplotësuara etj. Mbi të arrestuarit janë ngritur akuzat “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, “falsifikim i letërnjoftimit, i pasaportës ose vizave”, “falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “falsifikim i akteve të zyrës së gjendjes civile”, “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “prodhimi i mjeteve për falsifikim”, të gjitha në bashkëpunim.
Të arrestuar
Edmond Apostoli, 48 vjeç, i dënuar më parë për “falsifikim”
Ilir Fusha, 53 vjeç, punonjës pranë një shtypshkronje “Alb Shop”
Mariglen Nikaj, 58 vjeç, i dënuar më parë për “falsifikim”
Pirro Kosta, 48 vjeç, punonjës taksie, të gjithë nga Tirana
Avni Sinameta, 27 vjeç, nga Durrësi
Menduh Koçi, 45 vjeç, i dënuar më parë për “falsifikim”, nga Shijaku
Artur Tahiri, 37 vjeç, nga Shijaku
Julian Gina, 38 vjeç, pronar i një lokali në Golem
Sekuestruar
1 milion lekë shqiptare
320 euro
250 dollarë
5 copë kompjuterë, prodhim të viteve të fundit
4 copë skanera dhe fotokopje
3 copë dëshmi për drejtimin e automjeteve të tipit të ri, të cilat ishin të falsifikuara të plotësuara në emra të shtetasve të ndryshëm
150 copë vërtetim hyrje për automjete në doganë
23 copë dokumente në gjuhën italiane, që përdoren për pajisje të dokumenteve të automjeteve
5 copë leje qëndrimi italiane të paplotësuara
5 copë pulla franceze të paplotësuara
5 copë pulla italiane të paplotësuara
80 copë CD të mbushura me programe të ndryshme për kompjuterë
Materiale që shërbejnë për prodhimin e dëshmive të drejtimit të automjeteve, si letër, plasmas etj.
Një numër i konsiderueshëm dokumentesh të tjera të falsifikuara, si vërtetim të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë të vulosura, të firmosura, të paplotësuara, vërtetim bashkie etj.
3 automjete