E Diel, 1 Nëntor 2026

Fevziu bashkon Topin dhe Berishen ne promovimin e librit

E titulloi Jeta ime sepse dashur pa dashur personazhet qe ai interviston jane bere pjese e perditshmerise se tij e shqetesimit profesional. Gazetari Blendi Fevziu prezantoi dje librin e tij me te ri Jeta ime interviste me Blendi Fevziu ku permbledh vetem nje pjese nga moria e intervistave qe ka realizuar gjate karrieres se tij gazetareske. Ne nje ceremoni mondane ku nuk numeroheshin te ftuarit organizuar me kete rast ishin te pranishem Presidenti i Republikes Bamir Topi Kryeministri Sali Berisha Kryeministri kosovar Hashim Thaci anetare te kabinetit qeveritar politikane te se djathtes e te se majtes njerez te artit e te letrave apo kolege gazetare. Te gjithe se bashku pavaresisht ngjyrave dhe debateve politike per te marre pjese ne kete ngjarje ne fushen e gazetarise dhe publicistikes. Madje nuk kane munguar edhe trokitjet e gotave mes tyre si ne rastin e Presidentit Topi e Kryeministrit Berisha. Sipas botuesit Henri ili libri i Fevziut i takon kolanes qe UET Press po nderton me vepra publicistike per te dokumentuar 20 vitet e tranzicionit shqiptar e cila deri me tani numeron disa botime. Pasi falenderoi te gjithe te ftuarit Fevziu u shpreh se me kete liber shpreson te pasuroje disi memuaristiken shqiptare e cila duhet thene se deri me tani rezulton e varfer. E vecanta e ketij libri qendron ne faktin qe personazhet qe jane intervistuar kane qene armiq gjate gjithe jetes se tyre kane luftuar njeri-tjetrin ne ane te ndryshme te llogores por jane bashkuar ne nje ekran dhe ne nje emision tha Fevziu duke iu referuar emisionit qe ai drejton prej shume vitesh Opinion ne ekranin e Tv Klan. Dhe ne te vertete ne faqet e ketij libri gjen intervista historike qe nga Leka Zogu si perfaqesuese e monarkise shqiptare tek ish udheheqes ne kohen e diktatures si Ramiz Alia apo lidere politike te te dyja kraheve si Nano apo Berisha. Fevziu do te veconte e me kete rast do tu bente edhe nje homazh atyre figurave te cilat pranuan te japin intervista per te e qe tanime jane ndare nga jeta si At Zef Pllumi Mbreteresha Geraldine Pjeter Arbnori apo Abaz Ermenji. Ne kete kuader intervistat e tyre marrin nje rendesi te vecante pasi tanime ato marrin karakterin e nje deshmie historike. Jeta ime interviste me Blendi Fevziu eshte nje permbledhje voluminoze ku personazhet nuk jane zgjedhur ne menyre rastesore por ne menyre te atille qe te gjithe se bashku te krijojne linjen neper te cilen ka kaluar shteti shqiptar duke filluar qe nga periudha e mbreterise per te vijuar me periudhen e diktatures e te demokracise. Libri permban intervista me 23 personazhe ne nje kohe qe te intervistuarit nga gazetari Fevziu jane shume e me shume. Kjo do te thote se Jeta ime interviste me Blendi Fevziu do te vijoje me nje vellim te dyte i titulluar Nje moment ne jeten time ku te tjere personazhe rrefehen. Mes tyre Bashkim Shehu Pandeli Majko Paskal Milo Bashkim Gazidede etj. Gjate 20 viteve Blendi Fevziu i ka dhuruar lexuesit 8 libra te cileve priten ti shtohen se shpejti edhe ditari politik i gazetarit i cili shtrihet ne 2 dekada prej renies se Murit te Berlinit deri ne vitin 2010 si edhe nje roman te titulluar Hiri i vullkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›