E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalohet atentati për Obamën, 2 të arrestuar

FBI arrestoi dy persona të cilët po planifikonin vrasjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Njëri prej të dyshuarve kishte ndërtuar një sistem për të lëshuar rrezatim vdekjeprurës, i cili mund të shpërthehej në distancë.

Për FBI objektivi i mundshëm ishte një “figurë politike”, e identifikuar nga burime pranë hetuesve, pikërisht si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Dy personat nëpërmjet këtij sulmi donin të ndëshkonin Obamën, për politikat e tij duke e cilësuar si përgjegjës për atentatin në maratonën e Boston./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›