E Diel, 1 Nëntor 2026

Përnaska shpall kandidaturën për Tiranën

Deputetja Lajla Përnaska hyn në garë për postin e kreut më të lartë të PD-së në Tiranë. Deputetja Përnaska do të jetë gruaja e vetme e cila do të përballet me kandidatët e tjerë si Besnik Mustafaj, Edi Paloka, apo edhe Gjergji Bojaxhi. "Propozimi për këtë post erdhi nga disa struktura të partisë dhe prandaj mendova se kjo do të ishte një gjë e mirë. Duke marrë parasysh statutin e PD-së, e cila e lejon një gjë të tillë, mendova të përfshihem në garë", u shpreh Përnaska. 30% e grave në politikë ka rritur edhe ambicien e deputetes Lajla Përnaska, e cila kërkon të marrë postin drejtues të Partisë Demokratike në Tiranë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›