E Diel, 1 Nëntor 2026

Tri shkolla shqiptare fitojnë me projektet e tyre në Evropë



Tri shkolla shqiptare kanë mundur të fitojnë midis shumë shkollave të tjera në Evropë me projektet e tyre në konkursin e organizuar nga Fondacioni austriak “Erste Foundation”: “Të mësojmë të jetojmë së bashku, dialogu ndërkulturor në Evropë”. Nga vendi ynë në këtë konkurs morën pjesë 10 shkolla, një numër i krahasueshëm me tre vendet e tjera anëtare. (Bosnjë Hercegovina me 11 shkolla, Maqedonia 13 shkolla, Mali i Zi 3 shkolla). Komisioni i përbërë nga përfaqësues të Ministrive të Arsimit të të gjitha vendeve anëtare përzgjodhi tre projekte fituese nga Shqipëria, gjimnazi “Partizani” në Tiranë, shkolla “Lef Sallata” në Vlorë dhe shkolla private “Nehemia” në Pogradec.

Këtë vit, Strategji Kombëtare për trajtimin e moshës së tretë

Mosha e tretë, këtë vit, do të mbështetet nga një Strategji Kombëtare, që do të vijë në ndihmë për trajtimin e tyre. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, dje, një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit dhe të Luftës ndaj Abuzimit me të Moshuarit, ka bërë të ditur se punon për krijimin e një dokumenti, në të cilin do të përllogaritet përkrahja, bashkëpunimi dhe perceptimi i plotë i përfshirjes së moshës së tretë si pjesë aktive e shoqërisë. Kjo ministri duke iu referuar problemeve dhe shqetësimeve me të cilat përballet aktualisht mosha e tretë, deklaron se politikat sociale reflektojnë vëmendje institucionale që në të ardhmen kjo moshë të ketë përmirësime të ndjeshme në kushtet e jetesës.

16 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›