E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsultimet për projektin hidroenergjetik të Devollit

29/08/2011  Raporti i ndikimit në mjedis

Konsultimet publike për draft-raportin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social për Projektin hidroenergjetik të Devollit do të bëhen më 12 shtator në Gramsh dhe më 15 shtator në fshatin Moglicë, të Korçës. Projekti Hidroenergjetik i Devollit përfshin planifikimin dhe ndërtimin e tre hidrocentraleve përgjatë luginës së lumit Devoll dhe linjat e nevojshme të transmisionit për lidhjen e HEC-eve me rrjetin kombëtar të energjisë. Më konkretisht bëhet fjalë për HEC-i Banjë, vendndodhja rreth 40 km në jug të Tiranës, HEC-i Kokël, vendndodhja rreth 30 km mbi Digën e Banjës, rrethi Gramsh dhe HEC-i Moglicë, rreth 5 km mbi HEC Kokël dhe Digën Moglicë, të vendosura rreth 11 km në pjesën e sipërme të HEC Moglicë, në Korçë. Janë parashikuar dy linja transmisioni. Linja kryesore do të shpërndajë energjinë nga HEC-et në Moglicë dhe Kokël për në nënstacionin e Elbasanit nëpërmjet një linje prej 220 KV. Linja tjetër transporton energjinë nga HEC-i i Banjës në nënstacionin e Cërrikut me një linje prej 110 KV. Kapaciteti i instaluar i tre HEC-eve është planifikuar të jetë rreth 280 MW. Kryerja e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social është e detyrueshme bazuar në legjislacionin shqiptar, si dhe standardet ndërkombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›