E Diel, 1 Nëntor 2026

“Trillimet e çetës së bllokmenëve të rinj, nuk do të pengojnë heqjen e vizave brenda 6 mujorit të parë të vitit 2010”

Reagon PD-ja ndaj baltosjes së radhës që Ilir Xhelil Gjoni i bëri procesit të liberalizimit të vizavePartia Demokratike reagoi dje përmes zëdhënëses së saj, lidhur me akuzat dhe sulmet e përditshme të brezit të dytë të nomenklaturës komuniste, për liberalizimin e vizave. Selia blu, garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se vendimi për hyrjen e Shqipërisë në zonën “Schengen”, do të merret brenda 6 mujorit të parë të 2010-ës.  “Partia Demokratike dhe mazhoranca aktuale gjatë fushatës elektorale u premtuan shqiptarëve në mënyrë të përsëritur, se vizat do të hiqen brenda vitit të parë të këtij mandati dhe gjatë kësaj periudhe Qeveria po përmbush me dhjetëra akte, vendime e qëndrime, detyrime të vendit këto për heqjen e vizave. Por këto ditë Edvin Rama dhe çeta e bllokmenëve të rinj, pasi i kanë kërkuar Brukselit në mënyrë të përsëritur mos heqjen e vizave për Shqipërinë e Shqiptarët, shpifin e trillojnë çdo ditë për Qeverinë dhe pastaj fërkojnë duart nga gëzimi që u jep shpifja e tyre”, u shpreh zëdhënësja e PD-së.Ajo nënvizoi se Partia Demokratike u deklaron këtyre bllokmenëve që kanë uzurpuar pa asnjë meritë kreun e Partisë Socialiste, se gëzimi i tyre do të jetë shumë i përkohshëm dhe se pavarësisht shpifjeve e trillimeve të tyre, premtimi i mazhorancës do të bëhet realitet ashtu siç është deklaruar, ndërsa ju do t’u mbetet shpirti i zi i paraardhësve tuaj biologjik e historik të cilin e manifestoni çdo ditë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›