E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Trio Bravo", koncert në Tiranë

Më datën 9 prill, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të

Operës dhe Baletit, grupi muzikor gjerman "Trio Bravo"

do të japë një koncert. "Trio Bravo" përbëhet nga

katër muzikantë, nga katër vende. Në violinë luan Mark Chaet nga Ukraina, pianos i bie artisti shqiptar Xhorxh Radoja, Bartek Mlejmek nga Polonia luan në kontrabas, ndërsa bateristi quhet Adam Tomszewski dhe është nga Polonia. Vetë përbërja ndërkombëtare e grupit ndikon në krijimin e një muzike krejt të veçantë dhe stili origjinal. Muzika që luan grupi ka rrënjë evropianolindore, është provokative, dhe temperamenti i zjarrtë i muzikës ndërthuret mirë me melankolinë, pasionin dhe sjelljen e çlirët të artistëve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›