Tripletë historike, Barça mbretëresha e re e Europës
Eto dhe Mesi i dhuruan Barcelonës triumfin e tretë në Ligën e Kamponeve. “Djaloshi” Pep Guardiola i jep leksion “gjyshit” Ferguson e K.Ronaldos
Dash Frashëri
Një finale magjike me lojtarë ekstraplanetarë si Samuel Eto’o e Lionel Mesi i dhuruan Barcelonës triumfin e tretë në Ligën e Kampioneve, duke mposhtur një gjigant si Mançester Junaitid (2-0), por më një ditë mjaft të errët në “Olimpik” të Romës. Me nga një gol në çdo pjesë loje, kamerunasit Eto’o në minutën e 10-të dhe argjentinasit Mesi në të 70’, i siguruan katalanasve kurorën e “mbretit” të Europës për sezonin 2008-2009, por dhe një tripletë historike kuqebluve spanjollë në debutimin e parë të “djaloshit” Pep Guaridiola. Kristiano Ronaldo, Ujeni Runi e Karlos Tevez, por dhe trajneri legjendar skocez i “Djajve të kuq”, përshëndetën kampionët e rin të Europës, Barcelonën, në një nga ditët më historike të saj. Presidenti i Barcelonës, Huan Laporta, ishte njeriu më i lumtur në botë pas fitimit të tre trofeve të mundshëm gjatë këtij sezoni: Kupën e Mbretit në Spanjë, kampionatin spanjoll Primera Division dhe së fundi Ligën e Kampioneve, kompeticion më prestigjioz të klubeve në kontinent. Nga ana e tij, Leo Mesi me 9 gola të realizuar fitoi “Këpucën e artë” të këtij kompeticioni, duke vendosur një kandidaturë të fortë për të fituar “Topin e artë” dhe “FIFA World Player”.
Finalja e djeshme ishte e 54-a për këtë veprimtari që filloi në sezonin 1955/56. Barcelona luajti për herë të pestë në një finale dhe e ka fituar tri herë Ligën e Kampioneve, në vitet 1992 2006 dhe 2009. Mançesteri, që nga ana e tij luajti për herë të katërt në finale dhe i kishte fituar të tri takimet e mëparshme në vitet 1968, 1999 dhe 2008, dështoi kësaj radhe. Barcelona ka fituar gjithashtu katër herë Kupën e Kupave dhe tri herë Kupën UEFA. Pep Guardiola u bë trajneri më i ri që fiton Ligën e Kampioneve në 49 vitet e fundit. Pep 38-vjeçar është vetëm tetë ditë më i madh se rekordmeni i të gjitha kohërave, Munjoz, trajneri i Realit në vitin 1960. Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola u bë i gjashti individ që e fiton Championsin si trajner dhe si futbollist, por vetëm i treti që e bën diçka të tillë me të njëjtin klub. Më parë këtë sukses e kanë arritur Munjoz me Realin e Ançeloti me Milanin. Roma, kryeqyteti i Italisë, priti finalen e Ligës së Kampioneve për herë të katërt pas atyre të viteve 1977, 1984 dhe 1996. Rekordin e mban stadiumi “Uembli” i Londrës, që ka pritur pesë finale. E gjashta do të jetë në vitin 2011.
Shi milionash
Fituesi i Ligës së Kampioneve, Barcelona, mori një shumë prej 110 milionë euro. Në një studim të porositur nga “Masteracard” në lidhje me impaktin financiar të ndeshjes finale, shifrat ofrojnë një statistikë të bujshme që shkon në më shumë se 310 milionë euro, nga 267 milionë euro që ishte ajo e vitit të kaluar, duke u shndërruar kështu një nga finalet më audiencën më të madhë në botë, ku përfshihen të drejtat televizve, sponsorizimet.
Fituesi Barcelona mori nga UEFA për fitimin e trofeut vetëm nga ndeshje finale një shumë prej 7 milionë erurosh, ndërkohq që skuadra humbëse, Mançesteri Junaitid, u shpërblye me 4 milionë euro. Këto shifra nuk kanë të bëjnë aspak me shumat e përfitura prej klubit spanjoll e atij anglez gjatë rrugës për në finale.
Të ndara më në detaj fituesi mori 21.9 milionë euro nga fitimi i trofeut, 9.5 euro nga UEFA pas ndarjes së fitimeve, 14 milionë euro nga të drejtat komerciale, 14 për vlerat në rrijte të skuadrës dhe 30 milionë euro nga bonustet e ndryshme nga sponorizimet. Vetë UEFA siguroi një të ardhur që shkon në 825 milionë euro nga kompeticioni i Ligës së Kampioneve, të gjeneruar nga sponsorë të fuqishëm si “Ford Motor”, “Mastercard”, “Soni”, “Vodafone” dhe “Heineken”. 32 klubet, të cilat morën pjesë në fazën e grupeve do tgë marrin 75 për qind të të ardhurave nga të drejtat televizive e radiofonike, një shumë që shkon deri në 585 milionë euro. Klubet që arritën në fazën e 1/16-ave fituan një shumë prej 38.5 milionë euro, ndërkohë që Barcelona e Mançesteri, pa ndeshjen finale arritën të fitojnë nga 46 milionë euro. Gjatë vitit të kaluar të ardhurat totale të Mançesterit ishin 325 milionë euro, ndërsa ato të Barclonës, 309 milionë euro.
72 mijë shikues
Finalja e Ligës së Kampioneve në “Olimpiko” të Romës u ndoq nga
72 mijë shikues, 50 mijë prej të cilëve të ardhur nga Britania e Madhe dhe Spanja. Kjo konsiderohet edhe si sfida më e madhe nga pikëpamja organizative, për garantimin e së cilës u angazhuan më shumë se 10 mijë persona, policë, karabinierë, policë bashkiake e vullnetare të mbrojtjes civile.
Plagosen tifozët
Dy të plagosur me thikë dhe 11 të arrestuar, ky ishte bilanci paraprak në Romë pak orë përpara startimit të finales. Një anglez dhe një amerikan, tifoz i “Djajve të kuq” të Mançesterit, ishte dhe kombësia e dy të plagosurve në një grindje midis grupeve rivale të Mançesteti dhe atyre të Romës. Tre tifozë spanjollë u arrestuan për mbajtje shkopinjsh e shtizash.
Avionë e birra pa fund
Në aeroportin e “Fiumiçinos” dhe “Ciampinos” mbërritën ditën e djeshme rreth 150 avionë specialë nga Spanja dhe Britania e Madhe. Birra pa fund dhe “kodra” të pafundme shishesh e kanaçesh përmbytën sheshet e Romës, sidomos në afërsi të stadiumit olimpik.
Shampanja e “hidhur”
Lajmet nga Mançesteri raportuan se shitjet e shampanjës ishin rritur në 28 për qind, ndërkohë që ajo e birrës në 35 për qind e picave deri në 70 për qind. Një ushtri e “Kuqe” prej 50 mijë tifozësh mbërritën në Romë për të asistuar në mbrëmjen e finales, por që përjetuan nga ana e tyre një natë shumë të trishtuar në kryeqytetin italian, Romë.
Spektakël “VIP”-ash, Topi midis tyre
Barcelona e Mançester Junaitid, Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo, mlodhën në “Olimpiko” të Romës, disa nga personalitet e njohura ndërkombëtare. Nga Spanja kishte mbërritur vetë Mbreti, Huan Karlos e kryeministri Hoze Luis Zapatero. Në tribunën “VIP”, ishte edhe princi anglez, Uiliam, djali i parë i princit Çarls të Anglisë. I pranishëm në tribunë ishte edhe kryeministri italian, Silvio Berluskoni. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ishte një ndër personalitet e shumta europiane në tribunën “VIP” të stadiumit “Olimpiko” të Romës. Ndeshjen “live” e ndoqi edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
RRUGA DREJT TROFEUT…
BARCELONA
Faza me grupe
Barcelona shënoi 18 gola në fazën me grupe dhe nuk e vuri për asnjë moment në diskutim kualifikimin si vendi i parë i grupit C, pavarësisht nga humbja me Shakhjtorin në ndeshjen e fundit. Sportingu dhe Bazeli ishin rivalët e tjerë.
1/8-t e finaleve
BARÇA-LION (5-2) (1-1)
Një goditje dënimi e kapitenit Zhuninjo i dha Lionit barazimin në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, por të besuarit e Guardiolës bënë diferencën në “Kamp Nou”, ku fituan pa probleme, 5-2.
Çerekfinalet
BARÇA-BAJERN (4-0) (1-1)
Katër gola në 45 minutat e para të ndeshjes së parë mbyllën “çështjen” ndaj Bajernit. Pjesa tjetër e sfidës, përfshi 90-të minutëshin në Mynih, u luajt sa për statistikë.
Gjysmëfinalet
BARÇA-ÇELSI (0-0) (1-1)
Pas barazimit 0-0 në “Kamp Nou” dhe golit të Esienit në fillim të ndeshjes së kthimit, Barcelona po shkonte drejt eleminimit, por në minutën e 93-të Injesta shënoi golin kualifikues të barazimit.
FINALJA
BARCELONA-MANÇESTER 2-0
Me nga një gol në çdo pjesë loje, kamerunasit Eto’o në minutën e 10-të dhe argjentinasit Mesi në të 70’, i siguruan katalanasve kurorën e “mbretit” të Europës për sezonin 2008-2009, por dhe një tripletë historike kuqebluve spanjolë në debutimin e parë të “djaloshit” Pep Guaridiola.
Golashënuesit
9 gola: Mesi (Barcelona)
7 gola: Xherard (Liverpul), Klose (Bajern M.)
6 gola: Lopez (Porto)
5 gola: Benzema(Lion), Del Piero (Juventus), Drogba (Çelsi), Henry (Barcelona),
4 gola: Eto’o (Barcelona), Runi (Mançester J.), Berbatov (Mançester J.), etj.
28 Maj 2009