Triptiku i Puçinit, për herë të parë në skenën shqiptare
Për herë të parë në skenën shqiptare premiera “Triptiku” (Il trittico), nga sot deri më 12 dhjetor ora 19.00. Tri opera në një “Kapota”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schichi” me muzikë të Giacomo Puçinit dhe libret të Giovaçhino Forzano-s rrallë ndodh të vihen në skenë të tria. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ofron kështu brenda një muaji premierën e dytë e cila ka për regjisor Nikolin Gurakuqin dhe mjeshtër koncertues dhe Dirigjent artisten italiane Gianna Fratta.
Nga Firence në Paris, 3 shekuj më parë, na zhvendos “Triptiku” i Puçinit i cili për herë të parë u shfaq në Metropolitan Opera, Neë York, më 14 dhjetor 1918. Ishte programuar më Teatrin Costanzi të Romës por vështirësitë e luftës e shtynë Puçini-n dhe Ricordin të zgjedhë një tjetër plate për shfaqjen e saj. Pranuan kështu propozimin e Metropolitan-it. Puçini nuk asistoi në premierën nju jorkeze për shkak të paqëndrueshmërisë së situatës ndërkombëtare që provokoi një sërë vështirësisht. Qëndroi në Itali, në Romë, për të përgatiturdebutimin "e shtëpisë". Armëpushimi me Austrinë u firmos në 3 nëntor 1918 dhe situata kombëtare, pas fitores së Vittorio Veneto, nisi të normalizohej pak nga pak, derisa arriti që në premierën e parë romane, klima të qe shumë më e qetë (11 janar 1919). Gino Marinuzzi drejtoi një kast artistësh të nivelit të lartë. Në Romë Suor Angelica u rehabilitua ndaj kritikës dërrmuese amerikane, vlen të theksohet suksesi i Gianni Schiçhi ndërsa Tabarro u kritikua ashpër, jo aq për orkestrimin sesa për tejkalimin e të vërtetës në subjekt.
Në premierën shqiptare, në rolet kryesore interpretojnë Etleva Golemi, Marjan Leka,Armaldo Kllogjeri, Sonila Baboçi, Irini Nikolla, Sidrit Bejleri, etj. në shoqërinë e Korit dhe Orkestrës Simfonike të TKOB dhe studentë të AA. Të ftuar janë artistët e huaj Sahap Cuneyt Unsal dhe Dobromir Tzvetanov
Skenografia është realizuar nga Platon Bardhi, kostumet vijnë nga Fondazione Teatro Lirico “G. Verdi”. As/Dirigjent është Dritan Lumshi.