E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen “virtuozët” e Cikos



Instrumentistët e vegjël të dikurshëm, nxënës të Liceut Artistik “Jordan Mosja” vite më parë, falë aftësive artistike të veçanta, shkollimit dhe mjeshtrit të tyre Prof. Zhani Ciko, ishin të parët që “çanë bllokadën” kulturore dhe artistike, duke mahnitur me interpretimin virtuoz skenat, festivalet dhe konkurset evropiane. Ata kthehen në Tiranë për një mbrëmje koncertore të veçantë. Ata sot janë solistë, koncert maestër dhe pjesëtarë të Orkestrave prestigjioze në Milano, Paris, Vjenë, Indianapolis, Mynih, Salsburg, Tiranë etj. Mjafton të përmendësh “Teatro la Scala”, Julliard, Wiener Filarmoniker, Quattour gaudi, Kammer Solisten, UECO, Salzburg Chamber etj., për të ndjerë fluturimin e tyre atje ku mbase dhe krijuesi dhe mjeshtri i tyre nuk e kishte menduar. Në datën 20 janar do të fillojë nën tingujt e harqeve të tyre stina artistike 2009 që shpresojmë ta ketë këtë kthim emocionues një shans mirëndjellës. Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit rikthehen virtuozët në Tiranë në drejtimin e dirigjentit Zhani Ciko. Një mbrëmje koncertore me Orkestrën e Harqeve “Virtuozët e Tiranës” me instrumentistë shqiptarë, pjesëtarë të Orkestrave më të rëndësishme në Milano, Paris, Vjenë, Indianapolis, Mynih, Salsburg, Tiranë etj., e cila vjen nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës, Sali Berisha, si dhe ministrit të Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha. Gjatë këtij aktiviteti i cili pritet më datë 20 janar, do të luhen pjesë nga Rossini, Cajkovski, Kreisler, Zadeja, Zoraqi etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›