E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kate Winslet, drejt “Oskar”-it



Aktorja britanike, që mori famë nga filmi “Titanik”, Kate Winslet mori “Globin e Artë” si aktorja më e mirë jo protagoniste në filmin "Lexuesi" sipas romanit gjerman me të njëjtin titull. Winslet u vlerësua edhe si aktorja më e mirë në dramë. Ndërsa ka qenë një natë e triumfit për filmin britanik me katër çmime për “Slumdog Millionaire”.

Vlerësimin si aktori më i mirë e mori aktori Mickey Rourke. Filmi më i mirë u shpall "Slumdog Millionaire" i regjisorit Danny Boyle. Çmimi "Globi i Artë" vlerësohet si një lloj provë gjenerale për çmimin "Oskar".

Filmi i mbështetur në dramën e Mumbait "Slumdog Millionare", ka fituar disa çmime kryesore në Globin e Artë, përfshirë atë për dramë, për regji dhe për skenar.

Ky film është një tregim për një jetim, që ka arritur sukses në një shou në Indi. Filmi është lavdëruar si një koment i perceptuar i globalizimit. Filmi izraelit, “Waltz With Bashir”, për invadimin e Libanit në vitin 1982, është emëruar filmi më i mirë i jashtëm, ndërsa australiani Heath Ledger, pas vdekjes, fitoi çmimin si aktori më i mirë për rol mbështetës. Ledger vdiq një vit më parë nga overdoza, në moshë 28-vjeçare. Regjisori Steven Spielberg ka marrë çmimin e karrierës për realizimet e tij kinematografike.

Winslet, 33-vjeçare, fitoi si aktorja me e mirë për filmin “Revolutionary Road”, një dramë periferike e viteve ’50-të, me regji të bashkëshortit të saj, Sam Mendes.

Duke pranuar më vonë se në fillim të mbrëmjes, e shqetësuar Winselt përmblodhi në një moment mendimet e saj para se të fliste. “Ju do të më harroni mua”, - u mbrojt ajo. “Unë kam një zakon, që nuk i fitoj gjërat”.

Kjo nuk ishte një modesti false - Winslet ka qenë e nominuar për “Golden Globe” për pesë vite më radhë, por kurrë nuk fitoi. Natyra e aktores vlerësohet dhe e vërteta u thye më në fund në ceremoninë kur ajo u vlerësua si aktorja më e mirë.

“Më vjen keq, Anne, Meryl, Kristin - oh Zot, kush është dhe një tjetër... Angelina!”, - klithi ajo. Kamerat në Beverly Hilton në sallën e vallëzimit në Los Angelos lanë ulur Joli-në, e cila u mbajt në këmbë me dinjitet, përveç buzëqeshjes, pa dashje të lehtë. Winslet pastaj shkoi për të falënderuar aktorin tjetër me të cilin bashkëpunoi për filmin “Revolutionary Road”, Leonardo DiCaprio-n, me shumë koefindencë. “Leo, unë jam kam e lumtur, unë qëndroj këtu dhe mund t’ju tregoj se sa shumë të dua, dhe sa shumë ju kam dashur ju për 13 vjet, dhe performancën tuaj në këtë film. Unë të dua me gjithë zemrën time, e them me të vërtetë”, - tha ajo duke hedhur një puthje nga audienca.

“Golden Globe” u votua nga anëtarët e shoqatës së shtypit të Hollivudit, duke i paraprirë besueshmërisë dhe ndikimit që ka në suksesin e çmimeve “Oskar”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›