E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trishtimi madhor i poetit

Refleksione për “Horrat e ndershёm” të Fatos Arapit

Ёshtё njëra nga shenjat njohëse, gjithsesi mё tё veçanta dhe mё tё shquara tё krijimtarisё letrare tё Fatos Arapit – ngjethja para agresivitetit shkallëzues tё kainёve nё hapёsirёn tonё, veçmas tё asaj “pluraliste” shqiptare të përmbytur nga hipokrizia dhe dyfytyrësia, sinonim i tё cilave, siç zumë ngoje, ёshtё Janusi, - personazh edhe i tregimeve mё tё reja tё Arapit. Dhe ky shqetësim trishtim, kësaj here vjen pёrmes zhanrit narrativ, vëllimit “Horrat e ndershёm” (2007), botuar vetëm para disa muajve nё Tiranё.

Ёshtё po ai Fatos Arapi i vëllimeve poetike tё njëzet viteve tё fundit: jo vetëm si frymëzim e shqetësim krijues, por edhe procedimi zhanror vjen i gërshetuar, i përplotësuar, përkatёsisht tregimet e emërtuara si tё tilla nga autori, nё radhë të parё e nё tё shumtёn e rasteve, janë rrëfenja-skica, qё si gjuhё e poetikë prekin brigjet e shprehjes lirike, tё reflekseve filozofike, tё esesё sё bashku. Tё nёntёmbёdhjetё tregimet sjellin njё kryevepërz të ngjeshur refleksesh për çështjet e qenies, ekzistencës, moralit, filozofisë.

Ali ALIU

Krijimtaria letrare e Fatos Arapit, brenda harkut kohor tё dy dhjetёvjetёshve të fundit, ka parashenjën e shqetësimit dhe trishtimit nga e keqja e dhunshme ndёr ne dhe rreth nesh, sot e përjetёsisht e pranishme nё botёn njerëzore. Ёshtё Kaini i zёnё qё nё embrion tё qenies, aq i përçudnuar edhe nё hapёsirёn arbёnore – burim trishtimi madhor i poetit. Qё nga fillimi i viteve nёntёdhjetë tё shekullit njëzet sidomos, nё fjalёn, në vargun poetik tё Fatos Arapit zë vend dhe shtrihet i alarmuar trishtimi përballё përçudnimeve tona si rrallë në lirikёn e letёrsisё shqipe sot. Dhe me kurajën, po ashtu tё rrallё qё tё keqen ta kërkojё edhe nё vete, thellësive tё ndёrdijes, nё shkallё guximi tё Azem Shkrelit, edhe ai i lartësive tё Fatosit, kur shihet sy mё sy me vetveten...

1.
I tillё ёshtё Fatos Arapi edhe nё librin mё tё ri, titulluar “Horrat e ndershёm” e tё pagëzuar si përmbledhje tregimesh, përmbledhje qё ёshtё ngasëse e këtij shkrimi. Nё njё moment, duke qëndruar përballё perёndisё sё tё keqes, tё dyfytyrёsisё, Janusit, plot trishtim e dlirёsi bashkё, i alarmuar nga vërshimi i januseve nё pёrditshmёrinё tonё, narratori ia shtron vetes dilemën nё stilin: Mos, vallë, edhe ti Brut akomodohesh brenda kësaj bote, brenda këtij realiteti?
Ёshtё njëra nga shenjat njohëse, gjithsesi mё tё veçanta dhe mё tё shquara tё krijimtarisё letrare tё Fatos Arapit – ngjethja para agresivitetit shkallëzues tё kainёve nё hapёsirёn tonё, veçmas tё asaj “pluraliste” shqiptare të përmbytur nga hipokrizia dhe dyfytyrësia, sinonim i tё cilave, siç zumë ngoje, ёshtё Janusi, - personazh edhe i tregimeve mё tё reja tё Arapit. Dhe ky shqetësim trishtim, kësaj here vjen pёrmes zhanrit narrativ, vëllimit “Horrat e ndershёm” (2007), botuar vetëm para disa muajve nё Tiranё. Ёshtё po ai Fatos Arapi i vëllimeve poetike tё njëzet viteve tё fundit: jo vetëm si frymëzim e shqetësim krijues, por edhe procedimi zhanror vjen i gërshetuar, i përplotësuar, përkatёsisht tregimet e emërtuara si tё tilla nga autori, nё radhë të parё e nё tё shumtёn e rasteve, janë rrëfenja-skica, qё si gjuhё e poetikë prekin brigjet e shprehjes lirike, tё reflekseve filozofike, tё esesё sё bashku...

2.

Tё nёntёmbёdhjetё tregimet e vëllimit “Horrat e ndershёm” sjellin njё kryevepërz të ngjeshur refleksesh për çështjet e qenies, ekzistencës, moralit, filozofisë.
Siç e thamё mё sipër, nuk ёshtё fjala pёr tregime me parashenjat realiste konvencionale, ku rrëfehen fate njerëzish, ku ata figurojnë dhe lëvizin nё drejtim e funksion tё artikulimit zhanror. Qoftё personazhe mitike, historike, reale a virtuale, ata vijnë duke gërvishtur suprinёn e esencave, tё kuptimeve tё qenies, përkatёsisht drejt depërtimit përtej saj, përtej suprinёs e nё përkapje tё të pavërejtshmes. Edhe si Janusё, edhe si poetё, edhe si krijuesё inicialё, edhe si heronj e perëndi antike (aq kreativisht tё pranishëm nё poezinë e Fatos Arapit), edhe si topose hapësinore dhe historike, reale apo tё imagjinuara, - krejt pra me synim drejt përkapjes sё njё ndjenje pasigurie, tё njё si pritje – kёrcёnuese qё përgjon oreçast e kudovend, drejt artikulimit tё njё ankthi tё pranishëm nё eter e qё buron nga dalja sheshit dhe me vlerë nё treg, bashkё me shoqëruesit e tjerё edhe ligësia, ajo e jona, arbërorja dhe njerёzorja... Çdo tregim i këtij vëllimi mё tё ri tё Fatos Arapit vlon refleksesh tё kësaj natyre, tё këtij realitetit, realitet horrash, i atillë qё vetëm tё ngjashmit me ta e pranojnë si shesh pёr ndeshje, pёr ekzistencё dhe për vetërealizim...

3.

“Njё talisman nё kraharorin e Dardanёs” ёshtё tregimi qё e hap librin nё fjalё, përkatësisht radhitet ndёr ata qё, pos bukurisё qё sjell mjeshtëria e rrëfimit, e gjuhës, e ritmit tё shpejtё tё ecjes, tё aluzioneve dhe ironisë, pra pos këtyre atributeve krijuese artistike, le tё hapur njё refleks disi misterioz, qё ngacmon imagjinatën e lexuesit: Janusi me dy fytyra – kjo perëndi romake e hipokrizisё, i larë tani nё ar dhe i shndёrruar nё talisman, nё laboratorin e shkrimtarit tonё tё madh, tё jetё vallё mёtim pёr ta heshtur, pёr ta pranguar, pёr ta izoluar atё nga faqja e dheut – e dheut arbëror, apo akomodim ironik, fortifikim i tij i kudogjendur pas maskës?
Mbase supozimin e dytё ka parasysh zёri, përkatёsisht lexuesi, me qё prania e Janusit, sidomos nё ditët e motet e hapёsirёs sonë aktuale, në ditët ku ai ёshtё jo vetëm i pranishëm, por ulur e rehatuar nё bashin e vendit. Refleksi ngasës deri nё kёtё pikё ёshtё horizont i hapur. Ajo qё mbetet mbyllje simbolike ёshtё talismani nё kraharorin e Dardanёs...
Zёri (impulsi i parë është për ta quajtur “zëri poetik”) autorial, me pasion madhor e adhuron Dardanёn e mrekullueshme dhe, me po aq pasion, e urren Janusin: derdh nё ar monedhën romake me profilin e Janusit, me tё cilin ia zbukuron kraharorin sё adhuruarës. Pse e bёn kёtё? Ta lumturojё apo ta paralajmërojё Dardanёn? Do ta mbrojё vallё talismani atё, Dardanёn, nga tё ligat dhe rreziqet qё pёr vatёr kanё janusёt, duke qenё tё ngujuar e derdhur nё ar, apo mbetet nё pёrjetёsi rrezatimi i tyre?
Tundime tё tilla e përcjellin lexuesin e kësaj vepre, qё ёshtё dëshmi veçantie e teksteve të këtij libri nё tёrёsi.

4.

Shkrirja e diskurseve letrare, - rrёfim lirik, eseistik, refleksiv..., madje shkrirje shkollash, kafkiane e borheziane, dalin nga artikulimi ekspresiv i tregimeve mё tё reja tё Fatos Arapit. T
ekstet e vëllimit shpesh tё ndërmendin reflekse lirike nga poezia e autorit, sidomos ato me frymëzim antik dhe mitologjik, simbolikё e shpeshtё e kësaj natyre krijuese, burim nga i cili poezitë e thithin, e krijojnë diskretshёm ngjyrimin universal nё opusin letrar tё Fatos Arapit. Edhe nё tregim-skicat refleksive lirike “Horrat e ndershёm”shquhet zёri qё, nёn trysninё e shtytsave si dёshpёrim dhe revoltё, zemërim, vuajtje dhe dashuri kryesisht tё përfundojё si njё pshehrёtimё e madhe e atij zёri, e pafuqishme pёr tё ndrequr botёn, shpesh edhe si njё klithje e keqardhjes pёr vetveten, pёr fatin e vet tё mallkuar, siç rrezaton fryma te novela “Çelёsi i vdekjes”, “Qenushi i Parlamentit”, apo tregimi “Qielli ёshtё i yti, rabeckё e vogël” etj. , ku shpërthen pafuqia përballё furisё sё zotave tё rinj e brutalё...

5.
Tё nёntёmbёdhjetё tregimet e librit lexohen me njё frymë.
Nё to e gjejmë botёn e alarmuar e urtake tё Fatos Arapit, poet nё radhё tё parё, por edhe mjeshtër i tё rrëfimit tё veçantё dhe ndryshe nga tё tjerёt. Nё momente hasen vatra frymëzimi e shqetësimi tё njohura nga vëllimet poetike, por tё shpaluara nga njё tjetër anё dhe perspektivё. Prandaj, pamjet vijnë edhe si përplotësime e begatime refleksesh tё reja, përrmes simbolikës tashmё të veçantё të individualitetit krijues tё Fatos Arapit.

21 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›