“Southern Ammunition”: “Nuk lidhën kontratë me ne, AlbDemil mori dy njëherësh”
“The New York Times” i rikthehet Gërdecit disa javë pas tragjedisë. Çfarë po ndodh tani? Hetimet e bëra në Tiranë dhe Uashington
Nicholas KULISH
GËRDEC, SHQIPËRI — Aksidentet mund të ndodhin. Por kur një fabrikë pa eksperiencë fut hundët në fshatra, duke dërguar me mijëra copë predha artilerie çdo ditë, me copa metalike që mbahen sheshit nëpër duart e tyre, kjo është e rëndë të quhet një katastrofë vdekjeprurëse që paraprin zakonisht një aksident. Një shpërthimi i fuqishëm ndodhi muajin e kaluar në një fabrikë në Shqipëri, prej së cilës u hapën tre kratere, të cilat hodhën copa të ndryshme në një largësi përtej 100 këmbëve. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë 26 persona.
Dëshmitarët e krahasuan atë dhe valën e frikshme shpërthyese që pasoi me një shpërthim të një bombe bërthamore. “Atë e “preka” kur ishte duke fluturuar”, - thotë Razije Telhai, 48 vjeçe, e cila tregon se “kishte qenë vetëm 60 këmbë afër nga vendi i shpërthimit”.
Tani shqiptarët janë duke pyetur se si vendi, i cili është ftuar këtë muaj t’i bashkohet Aleancës së NATO-s, ka lejuar një fabrikë të tillë të rrezikshme që të ushtrojë aktivitetin në të djathtë të autostradës, në një distancë të shkurtër prej aeroportit kryesor të kryeqytetit, i cili ishte dëmtuar nga vala goditëse.
Të dëmtuarit në protesta
Të premten, pranë vendit të ngjarjes, ish-punonjësit nisën të parët të thonë se do të protestojnë çdo ditë për të kërkuar më tepër kompensim për pagat e humbura, për të plagosurit dhe dëmet e shkaktuara. Deri tani secili prej tyre ka marrë vetëm rreth 1300 dollarë.
Familjarët e “viktimave” ankohen se qeveria nuk ka bërë aq sa duhet për të respektuar të humburit e tyre të dashur. “Ne nuk kemi mbrojtje. Nuk ka drejtësi”, - thotë Gëzim Cani, 23 vjeç, i cili erdhi nxitimthi nga Italia, duke lënë punën në ndërtim, në shtëpinë e tij, menjëherë pas shpërthimit, pasi ishte i frikësuar për jetën e babait të tij vetëm se mësoi se nëna kishte punuar gjithashtu në këtë fabrikë. Ajo nuk ia kishte thënë atij këtë fakt për të mos e shqetësuar. Por ai i gjeti të dy të vdekur.
Pas tragjedisë, ministri i Mbrojtjes dha dorëheqjen dhe kryeministri Sali Berisha ndodhet nën presionin e vazhdueshëm të grupeve të familjarëve të “viktimave dhe kundërshtarëve politikë.
Rreziku nga municionet
Gjithashtu, kjo ka ngjallur një mori çështjesh te shqiptarët për qeverinë e tyre dhe korrupsionit që ka mbërthyer këtë shtet të Ballkanit Jugor, një çështje e faktuar gjatë, por që ndoshta nuk do të harrohet kurrë apo që do të përmendet si një shembull i tmerrshëm.
Gjithashtu, shpërthimi nxori në pah një problem më të përgjithshëm, përtej konstatimit të vogël, atë të shpërthimeve të mundshme vdekjeprurëse të magazinave të mbushura plot me municione. Sipas një studimi për armët e vogla, të realizuar nga një grup kërkimor me qendër në Gjenevë, atje ka pasur më tepër se dhjetëra raste shpërthimesh në depot e municioneve, të cilat janë bërë publike në këto shtatë vitet e fundit.
Grupi faktoi 153 raste të tilla shpërthimesh në periudhën midis viteve 1995 – 2007 dhe një raport i publikuar në muajin janar thotë se ka gjasa të kenë ndodhur edhe raste të tjera, por që nuk janë raportuar. Dihet tashmë se shpërthimet vranë së paku 2575 persona gjatë një incidenti në Nigeri, në vitin 2002.
Nuk është thjesht aksident
Ajo që ndodhi në Shqipëri në mars nuk ishte thjesht një aksident në një magazinë qeveritare. Punonjësit merreshin në punë përmes kontraktorëve privatë për të zhveshur predhat dhe elementet e tyre, si: tunxhi dhe baruti, që shiten duke siguruar një aktivitet fitimprurës në rritje në këtë periudhë të përshtatshme të rritjes shumë të lartë të çmimeve.
Militarizimi i tepërt i vendit nën diktaturën e gjatë staliniste të Enver Hoxhës, i cili vdiq në vitin 1985, e mbushi vendin me rezerva të pafundme municionesh gjatë Luftës së Ftohtë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara, tani një mbështetëse e patundur e Shqipërisë, e cila ia riktheu favorin për shkak të dërgimit të trupave në Irak dhe Afganistan, ka ndihmuar në marrjen e masave për shkatërrimin e arsenalit ushtarak.
Korrikun e kaluar, Shqipëria përfundoi shkatërrimin e 16 tonëve armë kimike falë asistencës amerikane me vlerë më shumë se 50 milionë dollarëve. Departamenti i Shtetit thotë se Shqipëria është vendi i parë në listën e shteteve nënshkruese të Konventës për Shkatërrimin e Armëve Kimike, e cila nisi zbatimin e saj në vitin 1997, që realizoi detyrimet për shkatërrimin e të gjithë arsenalit të saj. Shtetet e Bashkuara shpenzuan 2 milionë dollarë për shkatërrimin e armëve të kalibrit të vogël në Shqipëri gjatë vitit 2007.
Por, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë kishte thënë javët e kaluara se pas disa muajsh pune, këtu në Gërdec ndodheshin akoma edhe 100 mijë tonë municione, të cilat janë vetëm 10 për qind e asaj që kanë forcat e armatosura. Pjesa tjetër që qëndron nëpër magazina mund të jetë pa inventar.
Vështirësi për demontimin
Përpara krijimit të Fabrikës së Gërdecit ishin të gatshme dy fabrika shtetërore që merreshin me asgjësimin e municioneve. Por puna tyre ishte zbehur. “Ne dëshirojmë t’i demontojmë sa më shpejt të jetë e mundur këto lëndë”, - thotë Gazmend Oketa, ish-kryeministër dhe tani ministër i Mbrojtjes në një intervistë të dhënë në zyrën e tij, ku varej një flamur blu i NATO-s nga pas tavolinës së tij të punës. “Po punojmë me këto dy fabrika, po synojmë t’i vëmë në punë për në një periudhë të gjatë, por kapacitetet e tyre janë thuajse të kufizuara”.
Për të përshpejtuar procesin, qeveria shqiptare kishte bërë kontratat me një kompani me qendër në Karolinën e Jugut, “Southern Ammunition Co.”, e cila punoi me një kompani lokale, e njohur si “AlbDemil”.
Kontrata e parë midis Agjencisë Shtetërore të Eksportimit të Armëve (MEICO, - shën. red.) dhe “Southern Ammunition” ishte për çmontimin e municioneve të armë të vogla, kryesisht për fishekët 7.62 milimetër. Një tjetër kontratë ishte firmosur në muajin dhjetor për municionet me masë më të madhe, duke përshirë edhe predhat e topave 152 milimetër.
Përmes një mesazhi me e-mail, presidenti i “Southern Ammunition”, Patrick Henry, bën të ditur se kompania ka firmosur kontratat. Por, ai thotë se përfshirja e tij në aktivitetin në Gërdec, përfundoi në dhjetor dhe se ai ishte “i papërfshirë në çdo aspekt për çmilitarizimin e municioneve të një kalibri më të madh në vendin ku ndodhi tragjedia”. Ai thotë se të dyja kontratat i ishin “kaluar në mënyrë të menjëhershme AlbDemil-it”. Ai bën të ditur se punonjësit e kompanisë së tij ishin pyetur nga FBI-ja, por shton se “Southern Ammunition” nuk është nën investigim, gjë që e konfirmoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Rreziku për bukën e gojës
Ata thonë se fshatrat që banojnë përreth fabrikës ishin të informuar mirë për rreziqet dhe frikën e ndonjë shpërthimi. Por Shqipëria, vendi me një popullsi prej 3.6 milionë banorësh, është një nga vendet më të varfra të Europës. Pavarësisht shqetësimeve të tyre, shumë banorë vendas nuk e linin punën për shkak të të ardhurave që merrnin
Hekuran dhe Zelie Kaca, prindërit e dy fëmijëve, 4-vjeçar dhe 2-vjeçar, nisën të punojnë në fabrikë në muajin shkurt. Hekuran Kaca thotë se ai dhe gruaja e tij punonin në një skuadër të përbërë nga katër persona, duke hapur, me dorë, çdo ditë rreth 900 predha të vjetra kineze dhe sovjetike, të cilave iu nxirrnin jashtë barutin. Për këtë punë, secili prej tyre merrte lekë, vlera e të cilave shkonte 26 dollarë në ditë, nëse ata e arrinin planin e tyre.
Rreth mesditës së datës 15 mas, në një ditë normale pune, zoti Kaca thotë se drejtori i Fabrikës e kishte ndërprerë drekën derisa kishte lëvizur arkat me barut që kishin dalë nga predhat, në depot aty afër ku rrinin kontenierët. Siç thotë ai, prej frikës e rënies së zjarrit në barutin e shpërndarë në tokë, materialin e parë që nxirrte nga predha, ia çonte gruas: “Zilie, nxirre avash se është zjarr”, - i thërriste ai asaj, sapo ai nxirrte lëndën eksplozive, pasi ai e dinte se ajo do të vinte ta merrte menjëherë. Zoti Kasa shpresonte se gruaja e tij kishte dalë jashtë nga hyrja kryesore, ndonëse ai e kërkoi përmes flakëve.
Flakët u krodhën në një kolonë tymi të lartë drejt qiellit, duke iu afruar fshatarëve, të cilët u larguan drejt pyjeve ose nëpër bunkerët e nëndheshëm. Disa thonë se nëse nuk do të ishin paralajmëruar, numri i të vdekurve mund të kishte qenë shumë më i lartë.
Situata pas tragjedisë
Javën e kaluar, duke iu afruar vendndodhjes së fabrikës, pranë rrugës për në Tiranë, shenja e parë ishte një skelet i metaltë i një billborderi që qëndronte lart në majën e një kodre, ku ishte zhveshur që nga poshtë i gjithë imazhi i tij.
Shpërthimi goditi dritaret e jashtme të makinave dhe të shtëpive në një distancë prej disa miljesh përreth. Më afër vendit ku ishte fabrika, qëndronin disa shtëpi, pjesa më e madhe të cilave nuk i kishin çatitë e tyre. Sipërfaqja e shpërthimit është kthyer në një zonë plotë baltë, si pasojë e përhapjes së valës, ku kishin rënë copëza predha topash obus që kishin mbushur të gjithë zonën, bashkë me copat e tullave dhe betonit.
Viktima në moshën më të vogël, Flavio Deliu, katër vjeç, ishte një nga pesë anëtarët e familjes Deliu që gjetën vdekjen. Shtëpia e familjes Deliu ishte në kryqëzimin e rrugës në drejtim të fabrikës; tani ajo është kthyer në një gërmadhë të frikshme prej betoni në një fushë të rrëmujshme, të mbushur plot me predha artilerie. Viktima më e fundit ishte një 19-vjeçare, e cila vdiq nga plagët e shumta këtë muaj.
Tre persona janë arrestuar; dy prej tyre janë drejtuesit e firmës “AlbDemil” dhe një tjetër, drejtuesi i Agjencisë Shtetërore të Eksportit të Armëve (MEICO, - shën. red.).
Arben Prifti, avokati mbrojtës i AlbDemil, thotë përmes një përkthyesi se AlbDemil nuk është e përfshirë në çmontimin e municioneve. “Aktivitetet e “AlbaDemil” kanë të bëjnë vetëm me skrapin, pasi punonjësit bëjnë çmontimin”, - thotë ai në një interviste që dha prej zyrës së tij në Tiranë.
Hapat e investigimit
Zoti Prifti thotë se “Southern Ammunition” është përgjegjëse për gjithçka, që nga trajnimi dhe siguria për zbërthimin e municioneve.
Sipas mesazhit me e-mail, zoti Henry thotë: “Qëkur jemi krijuar në vitin 1974 dhe deri sot ne kemi punuar vetëm me municione me kalibrit të vogël”.
Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama, përmes përkthyesit, thotë në një intervistë se “grupi i investiguesve po shqyrton shpërthimin në Gërdec dhe po punohet për të sjellë prova për akuzat e mundshme të një tregtie ilegale të municioneve.
“The New York Times” raportoi javën e kaluar se fishekë shqiptarë disa dhjetëravjeçarë të njëjtë me tipat e atyre që po asgjësohen në Gërdec, ishin shitur tek Ushtria Afgane dhe forcat e policisë pasi ishin ripaketuar, duke u zhvendosur nga ambalazhet e vjetra.
Një nënkontraktor i përfshirë në përgatitjen e municioneve për në Afganistan thotë se ai dyshon se paratë ishin devijuar tek zyrtarët shqiptarë. Presidenti i kompanisë që bleu municionin, Efraim Diveroli, zë në gojë kryeministrin Berisha dhe djalin e tij në një bisedë të regjistruar. Nuk ka ndonjë të dhënë publike që aktivitetet e AEY-s kishin lidhje me shpërthimin.
Partia Socialiste në opozitë vazhdon t’i kërkojë zotit Berisha që të japë dorëheqjen.
“Kjo është e nevojshme që t’u hapet rruga zyrtarëve të Prokurorisë që të investigojnë”, - thotë Valentina Leskaj, kryetare e Grupit Parlamentar të PS-së.
Zoti Berisha ka mohuar çdo përfshirje në marrëveshjet për municionet ose Fabrikën e Gërdecit. Përmes zëdhënësit, kryeministri tha javën e kaluar se ai është gati të përballet me një votëbesim në Kuvend, të cilin politikanët e opozitës thonë se ai mund ta fitojë.
Faji do të mbetet jetim
“Të gjithë ata që shpëtuan largohen të zemëruar dhe të pashpresë. “Askush nuk merr përgjegjësinë për atë që ndodhi”, - thotë Zoti Kaca. Pa asnjë lajm rreth fatit të gruas së tij, pas kërkimeve nëpër morgje dhe spitale, ai rikthehet përfundimisht drejt vendit të ngjarjes. Dy ditë pas shpërthimit, ai hyri tinëzisht tek vendngjarja e rrethuar. Ai gjeti katër trupa të pajetë në vendin ku ai punonte; të gjithë të djegur; të cilët u identifikuan, një javë më pas përmes analizave të ADN-së, ku mes tyre kishte qenë edhe gruaja e tij e vdekur. “Përfundimisht ne jemi ata që po e paguam këtë”, - thotë Zoti Kaça. “Ne jemi ata që po e vuajmë”.
Për përgatitjen e shkrimit, raportoi nga Moska edhe Chris J. Chivers
Titulli është redaksional. Titulli origjinal i shkrimit është: “Pas shpërthimeve të municionit, shqiptarët pyesin: Përse ndodhej kaq afër rreziku?”
Përgatiti: Albert Gjoka
21 Prill 2008