Dy medalje mirënjohje për drejtuesin e një komune në Itali
KURBIN – Autoritetet vendore të bashkisë së Laçit dhe shoqata e miqësisë Shqipëri-Itali nderuan me dy medalje mirënjohje Dr. Nello Racichini, kryetar i Këshillit të Komunës Fermo në Itali. Ceremonitë për dorëzimin e dy medaljeve janë zhvilluar dje në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kulturës në qytetin e Laçit. Dy titujt i janë dhënë Dr. Racichinin për kontributin e dhënë nga ana e tij dhe këshillit të Komunës së Fermo-s në Itali për vendosjen e bustit të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu në sheshin e qytetit të komunës Fermos si dhe i ka vënë sheshit të kësaj qyteze emrin “Piazza Scanderbeg”. Po kështu me vendim të komunës së Fermos është hapur një shkollë shqipe për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, ku mësuesit finacohen nga kjo komunë. Sipas kryetarit të këshillit të Komunës së Fermos, Dr. Nello Racichini, “heroi kombëtar shqiptar është i njohur edhe në Itali”. “Kontributi i dhënë nga emigratët shqiptarë në Itali si dhe mbështetja e ofruar nga shoqata “ Skëndërbej”, me drejtues Nebi Muçaj, në komunën tonë është i dukshëm”, - thotë drejtuesi i këshillit komunal të Fermos. Ai bëri të ditur se në këshillin e komunal është edhe një anëtarë në radhët e emigrantëve shqiptarë, i cili merr pjesë në vendim e kësaj komune dhe jep kontributin për hartimin e politikave. Racichini theskoi faktin që në komunë Fermo të Italisë punojnë dhe jetojnë me dokumente të rregullta 3000 shqiptarë. Dekoratat iu dorëzuan dr. Racichini nga presidenti i shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Itali, Nikoll Lleshi si dhe kryetari i Bashkisë së Laçit Luigj Isufi. Dhënia e medaljes për kreun e Këshillit Komunal të Fermos në Itali u realizua me rastin e 17-vjetorit të shoqatës së Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Ital. Për nder të Dr. Nello Racichini u dha edhe një koncert festiv nga këngëtarë dhe grupe popullore të rretheve Shkodër, Lezhë, Miditë, Kurbin si dhe artistëve të ftuar nga Tirana.
21 Prill 2008