Kërkohej për vjedhje në Korçë, kapet në Tiranë
Një i kërkuar nga Policia e Korçës është arrestuar dje nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4 gjatë një kontrolli rutinë. Fillimisht ai ka tentuar të japë emër të rremë, por pas verifikimeve ka rezultuar se është i dënuar me tetë muaj burg për veprën penale të vjedhjes. Burimet policore bënë të ditur se shërbimet e Komisariatit Nr. 4 po kryenin një kontroll rutinë të një makine, kur janë pyetur pasagjerët për dokumentet e identifikimit. Një prej tyre, pikërisht i kërkuari Rudolf Laloçi, 25 vjeç, ka tentuar të thotë emër tjetër, por policët e kanë shoqëruar në komisariat. Kur kanë bërë verifikimet, ai ka rezultuar se ishte person në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Korçës, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e këtij rrethi gjyqësor.
#