E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria globale, Berisha drejt Gjermanisë

Vizita

Kryeministri Sali Berisha është nisur dje për në Gjermani, për të marrë pjesë në takimin e 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, i cili zhvillohet në Berlin, nga data 4 deri më 7 qershor 2010.
Për këtë vit, ky takim trajton temën “Siguria globale, sfidat në rritje”. Takimi organizohet nga Qendra për Studime Strategjike dhe mbështetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani të mëdha si Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj.. Kryeministri Berisha në këtë aktivitet do të jetë sot referuesi kryesor i panelit të darkës, i cili do të trajtojë çështjet më të rëndësishme të sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›