E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol biznesmenit, ende asnjë i shoqëruar

KURBIN Ende asnjë i shoqëruar apo i arrestuar për vendosjen eksplozivit në makinën e biznesmenit Zef Paloka. Ndërsa policia e Kurbinit ka vijuar hetimet për gjetjen dhe arrestimin e autorit të këtij krimi, që ka vendor eksplozivin poshtë makinës së biznesmenit. Policia ka arritur në konkluzionin se sasia e eksplozivit të vendosur poshtë makinës së biznesmenit dy ditë më parë në lagjen 3 të qytetit të Laçit, ka qenë rreth 800gr, kjo nisur edhe nga sasi e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi. Ndërsa policia e këtij rrethi ka vijuar hetimet, duke përdorur edhe metoda speciale për zbulimin e autorit të kësaj ngjarjeje, akoma nuk ka asnjë të shoqëruar apo ndaluar për ngjarjen. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate të dy ditëve më parë, kur tregtari i gazit Zef Paloka ka fikur mjetin dhe është futur në banesën e tij. Pas pak minutash është dëgjuar shpërthimi në mjetin tip benz, të parkuar para ndërtesës 4-katëshe të pallatit ku banonte Paloka. Edhe pse mjeti ndodhej nën ndriçimin e projektorit të një drite 500 volt, autorët e vendosjes së eksplozivit kanë mundur ta vendosin në pjesën e poshtme të mjetit të Palokës, ku nga shpërthimi është dëmtuar tërësisht mjeti duke shkatërruar plotësisht mjetin, ku dhe nga copat e makinës dhe fuqia e shpërthimit janë dëmtuar edhe apartamentet pranë vendit të ngjarjes. Ndërsa pistat që po heton policia janë të konkurrencës së biznesmenit të gazit të lëngshëm, apo ndonjë konflikt që mund të ketë patur djali i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›