Rrëshqitje nga lagështia, aksidentohen 8 shtetas
ELBASAN- Përplasja e një mjeti tip Toyota me targë TR 54 21 T me një kamionçinë me targë LB 17 65 A ka bërë që të plagosen rëndë 3 shtetas. Aksidenti ndodhi në rrugën Elbasan-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ish-Divizioni. Mjeti fuoristradë me targa Tirane, i drejtuar nga Marjus Piterzani, me banim në Holandë është përplasur me një kamionçinë të drejtuar nga shtetasi Nektor Belba 34 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Ramazan Aksaraj 47 vjeç, që udhëtonte në fuoristradën dhe shtetasi Durim Hasani dhe Elian Mekshi 21 vjeç, që të dy me banim në Librazhd. Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Librazhdit, ku edhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas të dhënave të para, gjendja e tyre është ende në rrezik. Ndërkohë mësohet se një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes nga lagështira. Gjatë ditës së djeshme në Elbasan janë regjistruar një sërë përplasjesh në disa akse rrugore. Kështu, mësohet se në dy përplasje automjetesh janë lënduar 5 persona, ndër të cilët edhe një fëmijë. F.S.